---
title: "Agjencitë partnere | Selectours Albania"
description: "Për agjencitë turistike: rezervoni turet me guidë të Selectours për klientët tuaj në portalin e agjencive dhe fitoni komision për çdo rezervim."
url: "https://selectours.al/behu-partner"
language: "sq"
---

# Bëhuni agjenci partnere e Selectours

Shitni turet me guidë të Selectours në agjencinë tuaj. Në portalin e agjencive shihni nisjet dhe vendet e lira, rezervoni për klientët tuaj dhe fitoni komision për çdo rezervim.

[Regjistroni agjencinë](https://crm.selectours.al/register-b2b) [Hyni në portal](https://crm.selectours.al/login)

## Çfarë gjeni në portalin e agjencive

- ### Nisjet dhe vendet e lira

Çdo tur me datat e nisjes dhe vendet që mbeten për agjencitë, të marra drejt nga sistemi ynë.
- ### Rezervime për klientët tuaj

Zgjidhni nisjen, shtoni udhëtarët dhe rezervimi i vjen menjëherë ekipit tonë.
- ### Komision për çdo rezervim

Komisioni i agjencisë suaj shfaqet në portal dhe në konfirmimin e çdo rezervimi.
- ### Konfirmime me logon tuaj

Konfirmimi i çdo rezervimi shkarkohet në PDF me emrin dhe logon e agjencisë suaj.

## Për kë është programi

Programi i partneritetit është për agjencitë turistike që duan t'u ofrojnë klientëve të tyre turet me guidë të Selectours, me avion dhe me autobus.

Çmimet, datat e nisjes dhe vendet e lira në portal vijnë nga i njëjti sistem ku punon ekipi ynë, ndaj shihni atë që shohim edhe ne.

Çdo agjenci ka llogarinë e vet në portal, me klientët dhe rezervimet e saj në një vend.

## Si bëheni partner

- ### Regjistroni agjencinë

Plotësoni formularin me emrin e përdoruesit, email-in, NIPT-in dhe kontaktet e agjencisë.
- ### Konfirmoni email-in

Ju dërgojmë një lidhje aktivizimi. Hapeni dhe llogaria e agjencisë është gati.
- ### Rezervoni për klientët

Hyni në portal, zgjidhni turin dhe nisjen dhe dërgoni rezervimin.

[Regjistroni agjencinë](https://crm.selectours.al/register-b2b)

## Keni pyetje për bashkëpunimin?

Na shkruani ose na telefononi: një agjent ju shpjegon kushtet dhe komisionin për agjencinë tuaj.

[+355 68 601 0000](tel:+355686010000) [info@selectours.al](mailto:info@selectours.al) [WhatsApp](https://wa.me/355686010000)
