Kaloni te përmbajtja
Tur me guidë

Milano

Milano, Itali 1 ditë Me avion 5.0 (3 vlerësime)

Programi i udhëtimit

Kliko mbi çdo ditë për të zbuluar programin e detajuar të vizitave.

  1. Dita 1 Nga Rinasi në Milano, me kthim po atë ditë

    Guida ju pret në Aeroportin e Rinasit; detajet e takimit ju njoftohen sërish para nisjes. Pas uljes në Milano, transfertë për në qendër të qytetit dhe tur panoramik i atraksioneve kryesore: Castello Sforzesco, një shëtitje e qetë në Parkun Sempione, Piazza del Duomo dhe Galeria Vittorio Emanuele II. Vijon koha e lirë për drekë. Në fund të vizitës grupi niset për në aeroport për fluturimin e kthimit në Tiranë.

Çfarë përfshihet

  • Bileta vajtje-ardhje me avion
  • Çantë shpine deri në 10 kg
  • Shoqërues grupi gjatë udhëtimit

Çfarë nuk përfshihet

  • Transporti dhe transfertat me autobus sipas programit: 30 € për person
  • Hyrja brenda Duomos: gjatë turit panoramik katedralja shihet nga jashtë
Kohëzgjatja
1 Ditë
Nisja
Nga Tirana
Lloji i Turit
Tur me guidë
Transporti
Avion
Gjuhët e Guidës
Shqip

Rreth këtij turi

Duomo, Galeria Vittorio Emanuele II dhe Castello Sforzesco, me fluturim vajtje-ardhje dhe shoqërues grupi brenda ditës

Milano është një nga qytetet më të rëndësishme të Italisë për modën, artin dhe biznesin. Është qytet modern, por qendra e tij ruan monumente shekullore: Duomo, katedralja gotike që është një nga më të mëdhatë e Evropës, dhe pranë saj Galeria Vittorio Emanuele II, pasazhi i shekullit XIX me çati xhami.

Dita nis në Aeroportin e Rinasit, ku ju pret guida. Pas uljes në Milano, grupi shkon në qendër për një tur panoramik. Fillon te Castello Sforzesco, kështjella e familjes Sforza, vazhdon me një shëtitje në Parkun Sempione, që shtrihet pas saj, dhe mbaron te Piazza del Duomo dhe Galeria. Aty keni kohë të lirë për drekë: mund të shëtisni, të bëni blerje ose të uleni për një kafe italiane.

Në çmim përfshihen bileta e avionit vajtje-ardhje, një çantë shpine deri në 10 kg dhe shoqëruesi i grupit; transfertat me autobus në Milano paguhen veçmas. Meqë kthimi bëhet po atë ditë, nuk ju duhet hotel dhe mjafton një ditë e lirë për ta parë qytetin.

Pikat kryesore të udhëtimit

  • Duomo i Milanos, një nga katedralet më të mëdha të Evropës
  • Galeria Vittorio Emanuele II, për një kafe ose pak blerje
  • Castello Sforzesco, kështjella e familjes Sforza
  • Shëtitje në Parkun Sempione
  • Kohë e lirë për drekë në qendër të Milanos
  • Fluturim vajtje-ardhje nga Rinasi dhe kthim po atë ditë

Vendndodhja në hartë

Milano, Itali

Hapeni në Google Maps

Vlerësimet e udhëtarëve

5.0 Vlerësim i Përgjithshëm · (3 vlerësime)
5 100%
4 0%
3 0%
2 0%
1 0%

Udhëtimi ne Milano ishte fantastik, falë guidës Kristina. Shumë profesionale, e sjellshme dhe e përkushtuar. Gjithçka ishte e organizuar shumë mirë dhe e shijuam maksimalisht eksperiencën. E rekomandoj pa hezitim!

Marsel Shembitraku Vlerësim në Google

Kalova nje esperience shume te bukur me grupin ne turin e Milanos. Kristina Mema vajza qe drejtonte grupin ishte vajze shum e mire na ka shpjeguar cdo gje me detaje ishte shum e mirkuptueshme dhe mbi te gjitha ishte shum funny.❤️

Eni balla Vlerësim në Google

Ishte udhetimi me special qe kam bere , Milano ishte nje nga vendet qe e doja shume ta eksploroja dhe ishte ashtu sic e kisha imagjinuar. Nje falenderim shkon per guiden tone Kristina e cila ishte e gatshme oer cdo gje dhe shume pozitive ❤️

Nev 3099 Vlerësim në Google

Keni udhëtuar me ne? Lini vlerësimin tuaj

Vlerësimi juaj i ndihmon bashkëudhëtarët e tjerë të zgjedhin me besim.

Vlerësimi me yje

Email-i nuk shfaqet publikisht.

Nga 8,500 Lek / person

Rezervo tani

Shpërnda këtë ofertë

Hyni në llogari Krijoni llogari +355 68 601 0000

Zgjidhni gjuhën

🇦🇱SQ 🇬🇧EN 🇮🇹IT

Të dhënat tuaja në këtë faqe

Kjo faqe ruan ofertat e përzgjedhura dhe interesin për buletinin në shfletuesin tuaj, kur ruajtja është e mundur. Kërkesat për rezervim dërgohen te agjencia; asnjë pagesë nuk procesohet në këtë faqe.

Llogaritë dhe rezervimet ruhen edhe në server. Pastrimi i shfletuesit nuk i fshin këto të dhëna. Shkronjat ngarkohen lokalisht.

Lexoni politikën e privatësisë dhe njoftimin për cookies.

Shtojeni Selectours në ekranin kryesor

  1. Prekni butonin Share në shiritin e shfletuesit.
  2. Zgjidhni “Add to Home Screen” nga menuja.
  3. Prekni “Add”. Selectours shfaqet në ekranin kryesor si çdo aplikacion tjetër.