Udhëtim Stamboll 4 ditë me guide turistike

  • 4 Days 12 Hours
  • Max People : 50
  • 12-15; 19-22; 26-1 shkurt 5-8; 12-15; 19-22; 26-29 mars 2-5; 9-12; 16-19; 23-26 prill
  • Pickup: Te terminali pas pallatit te sportit Asllan Rusi
Description

HOTEL 3*  79€/personi 
HOTEL 4* (spa)   99€/personi

 

Stamboll – 4 ditë që mbeten gjatë në kujtesë

Ka qytete që vizitohen… dhe ka qytete që ndihen.
Stambolli është një prej tyre.

Ky udhëtim 4-ditor me autobus nuk është thjesht një itinerar, por një rrugëtim drejt një bote ku koha ecën ndryshe. Që nga momenti kur nisesh, fillon të largohesh nga rutina dhe t’i afrohesh një qyteti që të fton ta zbulosh ngadalë, hap pas hapi.

Në Stamboll, çdo mëngjes nis me dritë që reflektohet mbi kupola shekullore, ndërsa mbrëmjet mbushen me zhurmën e butë të Bosforit. Do të ecësh nëpër sheshe ku kanë kaluar perandorë, do të humbesh në rrugicat e lagjeve të vjetra dhe do të ndalesh për të parë qytetin nga lart, aty ku dy kontinente duken si një.

Do të shijosh kontrastin mes heshtjes së xhamive dhe gjallërisë së tregjeve, mes aromës së kafes turke dhe zhurmës së qytetit që nuk fle kurrë. Çdo ndalesë ka një histori, çdo pamje lë një ndjesi.

Ky është një udhëtim për ata që duan më shumë se fotografi.
Është për ata që duan të marrin me vete kujtime, emocione dhe një ndjenjë që zgjat edhe pasi kthehen.

 

Stambolli nuk të thotë lamtumirë.
Të fton të rikthehesh.

Price Includes
Transporti vajtje-ardhje
Akomodimi në hotel
Mengjesi
Guida shoqeruese
Price Excludes
Vizite ne zonen aziatike 10€/personi (opsionale)
Transferte ne lagjen Balat 5€/personi (opsionale)
Vizite ne xhamine Çamlıca (Xhamia e Erdoganit) 10€/personi (opsionale)
Akuarium 30€/personi (opsionale)
Nata turke 35€/personi (opsionale)
Lundrim ne anije ne Bosfor 15€/personi (e detyrueshme)

Travel Styles

Cultural
Nature & Adventure
Activities
Festival & Events
Special Interest
UNESCO
Culinary
Small Ship Cruises
Family

Facilities

Wifi
Staff Lounge
Hotel bar
Food and dining spaces/services
Check-in/check-out areas
The lobby
Dining & Restaurants
Itinerary

Nisja nga Tirana një ditë më parë në orën 17:00 (Nisje nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani). Vazhdojmë udhëtimin drejt doganës së Kapshticës. Ndalesa gjatë rrugës për pushime dhe konsumimin e drekës. Mbërritja në Stamboll. Vizitë tek akuariumi dhe më pas akomodimi në hotel. Mbasdite, në shoqërinë e guidës, do të vazhdojmë vizitën drejt një prej atraksioneve kryesore të qytetit të Stambollit – zona aziatike, ku do të keni mundësi të shikoni Kullën e Vajzës dhe spektaklin e dritave që ndodhet aty. (Kjo transfertë është me pagesë ekstra dhe kushton 10 euro për person.)

Pas konsumimit të mëngjesit, në shoqërinë e guidës tonë vizitohen atraksionet e mëposhtme: Lagjja Balat – zonë e vjetër me shtëpi shumëngjyrëshe dhe rrugë plot histori e atmosferë tradicionale; Xhamia Çamlıca – xhamia më e madhe në Turqi, e vendosur në një kodër me pamje të jashtëzakonshme të Stambollit. Shëtitje me anije në Bosfor – një udhëtim relaksues midis dy kontinenteve, me pamje të pallateve dhe urave ikonike (e detyrueshme: 15 €). Sheshi Taksim – zemra moderne e Stambollit, e mbushur me jetë, dyqane dhe energji urbane; Vizitë tek Kulla Galata. Në darkë, opsionale, Turkish Show me muzikë, i cili zhvillohet në anije nën urën e Bosforit, ku përfshihet edhe darka.

Pas konsumimit të mëngjesit vizitohet Xhamia Blu – një nga xhamitë më të njohura në botë, e famshme për kupolat elegante dhe pllakat blu që i japin emrin; Bazilika e Shën Sofisë dhe vizitë tek Topkapi deri tek oborri i parë (pa pagesë) – pallati perandorak osman me oborre historike që ofrojnë një hyrje në jetën e sulltanëve. Vizitë dhe kohë e lirë në Grand Bazaar – një labirint tregu me mijëra dyqane plot suvenire, zanate dhe atmosferë orientale. Kohë për të eksploruar sipas dëshirës, duke përfituar nga rekomandimet e guidës. Akomodimi në hotel.

Nisja nga Stambolli në orën 02:30 të mëngjesit. (Hoteli jua paketon mëngjesin me vete). Ndalesë në Selanik rreth 1 orë e 30 minuta për të pushuar dhe për të konsumuar drekën. Arritja në Tiranë në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

From €79
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}
from
€79
WhatsApp