Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
✅Politikat e fëmijëve:
•Fëmijët 0-1.99-Pa pagesë (pa të drejtë vendi në autobus)
•Fëmijët 2-2.99vjeç-Paguajnë 50% të çmimit te paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur)
•Fëmijët mbi 3 vjeç-Paguajnë çmimin e plotë të paketës.
➡️Rezervimi vendeve në autobus:
•2 vendet e para-15€/vend
•4 vendet e dyta-10€/vend
•4 vendet e treta-5€/vend
✔️Extra:
•Akuarium 30€
•Metroja nënujore 10€
•Lagjia Balat+Teleferik 10€
•Shëtitja me anije nëpër Bosfor 15€ (e obliguar,pagesa në zyrë)
•Nata turke 35€
•Kodra e të dashuruarve + Xhamia e Çamllëxha 10€
•Gradaçela 30€
•Kulla e Gallatës 10€
❌Kujdes:
•Udhëtimi organizohet për qëllime turizmi,JO tregtare.
•Lejohet vetem 1 valixhe për person,ska rëndësi pesha.
•Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë extra 70 euro.
•Agjensia nuk mban përgjegjesi për personat e kthyer në pikat kufitare për problematikat e tyre.
•Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 muaj.
•Programi i turit mund të ndryshojë në varësi të kushteve atmosferike dhe trafikut të dendur të Stambollit.
•Në rast anullimi te udhëtimit,klienti njoftohet 2-3 ditë para.
•Pagesa e bërë është e pakthyeshme në rast anullimi nga ana e klientëve.
•Në rast anullimi nga agjensia kompensimi i pagesës është 100%.
-Nisja nga Tirana në orën 17.00, (1 ditë para datës së nisjes). Udhëtimi drejt Stambollit bëhet nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.Ndiqet rruga në territorin grek për të vazhduar drejt Stambollit.Ndalesa te shkurta gjatë rrugës. -Pas mbërritjes ne Stamboll, Vizitë në Akuariumin Florja ku do kemi mundësinë të shohim botën nënujore të deteve që lagin Turqinë. (opsionale 30 euro per person) -Më pas bëhet akomodimi në hotel. -Në darkë,nën shoqërimin e guidës, nëpermjet metrosë, vizitë tek Kulla e Gallatës, me pamjen fantastike ku do shijojmë darkën dhe ëmbëlsirën tradicionale të atij vendi.(opsionale 10 euro per person) -Me pas vizitojmë Gradaçelen Safir,në katin e 54 ku shohim 2 pjesët e Stambollit,atë aziatike dhe europiane me një pamje fantastike dhe një vidio projektor helikopter 4D.(opsionale 30 euro per person)
Mëngjesi në hotel. -Vizitë me teleferik në gjirin e bririt të artë Pier Loti dhe lagjia Balat,e njohur ndryshe si lagjia Çukurit. Shijojmë dhe kafen turke të mëngjesit.(opsionale 10 euro për person) -Ndalesë për llokume. -Më pas shëtitje nëpër bosfor me anije nëpër brigjet Kontinentale të Stambollit. Udhëtimi rreth 2orë (pagesë e obliguar 15euro për person) -Vizitë në xhaminë blu (hyrja falas) -Shopping në pazarin tradicional Kapali Çarshi(Grand Bazar) -Pas akomodimit në hotel dhe pushimit,në darke do kemi Natën Turke e cila realizohet në një anije në lëvizje në brigjet e bosforit.Përfshihet show,darka,pije paalkol pa limit dhe transporti nga hoteli në anije dhe anasjelltas.(opsionale 35 euro per person)
Mëngjesi në hotel. -Vizitë në kodrën e të dashuruarve dhe xhaminë e Çamlixha, xhamia më e madhe në Turqi.(opsionale 10 euro per person) -Vizitë në sheshin më të populluar në Turqi, sheshin Taksim.Konsumimi i drekës dhe mundësi për shopping. -Në mbrëmje nën shoqërinë e guidës nëpërmjet metrosë nënujore Marmaraj shkojmë në lagjen e Yskydarit ku shohim pjesën bregdetare aziatike,gjithashtu shohim dhe kullën e Vashes,një nga simbolet e qytetit të Stambollit.(opsionale 10 euro për person)
Nisja drejt Shqipërisë herët në mëngjes. Hoteli na paketon mëngjesin me vete. Vizitë rreth 1 orë e 30 minuta në Selanik. Mbërritja në Tiranë. Fundi i shërbimit tonë!