Need Selectours Help?
Список рассылки
Подпишитесь на нашу рассылку, чтобы получать последние обновления и предложения.
Një qytet bregdetar me atmosferë historike dhe shumë emocion. Ndodhet në brigjet e Dardaneleve dhe është pika më e afërt për të vizituar qytetin legjendar të Trojës. Shëtitorja buzë detit, kalaja, monumentet e Luftës së Gallipolit dhe restorantet me produkte deti e bëjnë një ndalesë shumë të këndshme dhe plot histori.
Qyteti i tretë më i madh i Turqisë, modern, energjik dhe plot jetë. Izmiri njihet për shëtitoren e famshme Kordon, tregjet tradicionale, jetën e natës dhe klimën mesdhetare. Është një miks perfekt i kulturës, detit dhe stilit urban – vend ideal për shëtitje, shopping dhe atmosferë pushimesh.
Një nga mrekullitë natyrore më spektakolare në botë. Tarracat e bardha prej travertini të mbushura me ujëra termale krijojnë një peizazh që duket si borë, por është plotësisht natyral. Zona është e lidhur edhe me qytetin antik të Hierapolis, ku mund të vizitohen rrënojat romake dhe pishina termale historike – një kombinim perfekt natyrë dhe histori.
-Nisja nga Tirana në oren 18:00, (1 ditë para datës së nisjes). Udhëtimi bëhet drejt pikës doganore të Kapshticës dhe Ipsalës. -Ndalesa çdo 2-3 orë gjatë udhëtimit. -Mbërritja në Çanakale,vizitë tek momeriali i dëshmorëve të luftës 1915, -Vizitë tek kalaja Kilitbahir dhe më pas bëjme një lëvizje me anije në ngushticën e Dardanjele ku dalim në pjesën aziatike. -Akomodimi në hotel dhe pasditja e lirë.
-Pas konsumimit të mengjesit në hotel,nisja drejt Izmirit,1 ndalesë gjatë rrugës dhe më pas mbërritja në Izmir dhe akomodimi në hotel. -Pas 2-3 orë pushimi në hotel, vizitë në lagjen Karshëjaka, lëvizja bëhet me anije ku kemi mundësinë të shohim gjithë vijën bregdetare të Izmirit. -Më pas vizitë tek Sahati i Izmirit,simboli i këtij qyteti. -Në mbrëmje vizitë në ashensorin nostalgjik të Izmirit,nga aty duket i gjithë qyteti. -Më pas shfrytëzimi i kohës në rrugën Dario Moreno ku do kemi mundësi argëtimi në baret me muzikë.
-Pas konsumimit të mëngjesit në hotel,nisja drejt qytetit antik Efes,ku do shohim biblotekën më të rëndësishme të kohës romake, teatrin me të madh në botën antike me 25 mijë vende dhe tempullin e Artemisës,si një nga 7 mrekullitë e botës antike. -Me pas drejt Pamukkale,një atraksion turistik pranë qytetit të Denizli. -Do bëjmë një vizitë në ujëra termale të bardha të Pamukkale që duken si shkallë dëbore ose pambuku. -Pas qëndrimit 2-3 orë në ujërat termal bëjmë akomodimin në hotel ne zonën e Pamukale.
-Pas konsumimit të mëngjesit në hotel,nisja drejt Çanakalesë. -Akomodimi në hotel -Pasdite vizitohet simboli i qytetit Statuja e Trojës.
-Nisja drejt Shqipërisë herët në mëngjes. -Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. -Mbërritja në Elbasan, Tiranë në darkë. Fundi i shërbimit tonë!