Need Selectours Help?
Список рассылки
Подпишитесь на нашу рассылку, чтобы получать последние обновления и предложения.
-Takimi me guiden në Aeroportin e Rinasit 2 orë e 30 minuta para nisjes, -Fluturimi direkt drejt Stambollit. -Pas mbërritjes, nisemi drejt Akuariumit të Stambollit, një ndër më të mëdhenjtë në botë për shumëllojshmërinë e specieve ujore. 💶 Hyrja: 32€ -Më pas, transferimi dhe akomodimi në hotel . Darka e lirë sipas sugjerimeve të guidës.
-Pas mëngjesit, zhvillojmë një lundrim në Bosfor, ku do të shijojmë pamjet e pjesës europiane dhe aziatike të Stambollit, si edhe fortesën Rumeli Hisarı. 💶 Lundrimi: 15€ – pjesëmarrje e detyrueshme -Më pas vizitojmë: *Pazarin e Madh – Kapalı Çarşı *Sheshin Sultanahmet *Pallatin Topkapı *Xhaminë Blu *Hagia Sophia – hyrja opsionale, 25€ -Kohë e lirë për shëtitje dhe vizita individuale. -Në mbrëmje, mundësi për darkë në anije në Bosfor, me pije joalkoolike pa limit dhe shfaqje tradicionale e moderne turke. 💶 Turkish Night: 40€ – kohëzgjatja rreth 3 orë -Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Pas mëngjesit, nisemi drejt lagjes historike Balat, e njohur për rrugicat me kalldrëm, shtëpitë shumëngjyrëshe dhe atmosferën karakteristike. Gjatë ditës do të ndalojmë në: Një punishte tradicionale të produkteve prej lëkure Një dyqan me ëmbëlsira tradicionale turke Kodrën Çamlıca, me pamje panoramike mbi Stambollin Xhaminë Çamlıca Qendrën tregtare 212, për shopping Më pas, transferimi drejt aeroportit dhe fluturimi direkt për në Tiranë. Fundi i shërbimit tonë.