ZAKOPANE & KRAKOV  – 3 DITE ME GUIDE

ZAKOPANE & KRAKOV – 3 DITE ME GUIDE

0 Review
Description

Një udhëtim i paharrueshëm në zemër të Polonisë, mes maleve madhështore Tatra, peizazheve të mbuluara me dëborë dhe bukurisë historike të Krakovit. Tre ditë plot aventura, tradita, eksperienca dimërore dhe momente të veçanta, përfshirë një mbrëmje tradicionale me slita të tërhequra nga kuajt në Zakopane!

Oraret e Fluturimit 

09:20 – Nisja nga Tirana-----11:10 – Mbërritja në Aeroportin e Karkovit

13:00 – Nisja nga Karkovit -----14:45 – Mbërritja në Tiranë

Datat e udhetimit:
4-6, 11-13, 18-20 Dhjetor

Cmimi:
379 Euro/P dhoma treshe 
399 Euro/P dhoma dyshe

 

Price Includes
Biletat vajtje- ardhje
Cante shpine deri ne 8 kg
Akomodimi ne hotel
Shoqeruesi i grupit
Transporti me autobus
Check In online
Price Excludes
Taksa lokale e hotelit 5 euro per nate
Mbrëmje tradicionale KULIG 50 Euro/p
Itinerary

-Takimi me shoqëruesin e grupit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. -Nisja me avion drejt Krakovit. -Mbërritja në aeroportin e Krakovit. -Transferimi drejt Zakopanes , sistemimi sipas ne hotel dhe përgatitja për vizitën në qytet. -Shëtitje përgjatë rrugës së famshme Krupówki, zemra e qytetit, e njohur për ndërtesat tradicionale prej druri, dyqanet e suvenireve, restorantet karakteristike dhe atmosferën e ngrohtë alpine. Kohë e lirë për të provuar specialitete lokale dhe për të shijuar bukurinë e qytetit. -Mbrëmje tradicionale KULIG ( opsionale 50 euro per pereson) Një nga eksperiencat më të veçanta të Zakopanes! Do të përjetojmë një shëtitje tradicionale me slita të tërhequra nga kuajt, mes peizazheve dimërore dhe nën dritën e pishtarëve. Mbrëmja vazhdon pranë zjarrit, me muzikë tradicionale polake, atmosferë festive dhe mundësi për të shijuar ushqime lokale. -Pas përfundimit të aktivitetit, kthimi në hotel.

-Check-out -Nisja drejt një prej zonave të njohura të skive në Zakopane. Kohë e lirë për të shijuar dëborën dhe panoramat e maleve Tatra. -Për ata që dëshirojnë, mundësi për ski, snowboard ose marrje me qira të pajisjeve. Të tjerët mund të shijojnë peizazhin dimëror dhe të pushojnë në kafenetë e zonës. -Ngjitje panoramike në Gubałówka Ngjitje me trenin funikular drejt një prej pikave panoramike më të famshme të Zakopanes. Nga maja do të shijojmë pamje spektakolare të qytetit dhe maleve Tatra. Kohë e lirë për fotografi, shëtitje, suvenire dhe pije të ngrohta. -Transferimi drejt Krakovit Nisja me autobus drejt Krakovit, një nga qytetet më të bukura dhe historike të Polonisë. -Akomodimi në hotel në Krakov -Sistemimi në dhoma dhe kohë e shkurtër për pushim. -Shëtitje në qendrën historike të Krakovit -Vizitë në Rynek Główny, sheshin kryesor të qytetit, i rrethuar nga ndërtesa historike, kafene dhe monumente të njohura. Do të shijojmë atmosferën e mbrëmjes, me mundësi për të parë Bazilikën e Shën Marisë dhe tregun historik Sukiennice. -Kohë e lirë për darkë dhe shëtitje individuale.

-Kohë e lirë për konsumimin e mëngjesit, përgatitjen e bagazheve dhe check-out. -Nisja për një vizitë në qendrën historike të Krakovit. -Vizitë në qytet (në këmbë) Gjatë shëtitjes do të zbulojmë disa nga atraksionet më të njohura të qytetit: - Rynek Główny – sheshi kryesor dhe zemra historike e Krakovit. - Bazilika e Shën Marisë – një nga kishat më të famshme të Polonisë, me arkitekturë gotike. - Sukiennice – tregu historik dhe një nga simbolet e qytetit. - Rruga Floriańska – rrugë karakteristike me ndërtesa historike dhe dyqane. - Porta e Shën Florianit – një nga monumentet e ruajtura të fortifikimeve mesjetare. -Transferimi drejt Aeroportit të Krakovit -Mbërritja në aeroport dhe përgatitja për fluturimin e kthimit. -Fundi i udhëtimit tonë 3-ditor në Poloni!

FAQs

Programi i udhëtimit mund të pësojë ndryshime në rastet e mëposhtme: Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes ose të mbërritjes. Nëse oraret apo disponueshmëria e vizitave opsionale ndryshojnë nga ato të parashikuara. Rezervimi dhe akomodimi Nëse dhoma nuk disponon krevat dopio, akomodimi do të realizohet në dy krevate teke të bashkuara. Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë, në varësi të hotelit ku do të qëndrohet. Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes. Pagesa e kryer është e pakthyeshme. Dokumentacioni dhe përgjegjësitë Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesat në mbërritje apo ndryshimet në program që shkaktohen nga kushtet atmosferike ose raste të tjera të forcës madhore. Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat që nuk lejohen të kalojnë kufirin nga autoritetet përkatëse për shkak të mungesës së dokumentacionit, dëbimit (ekspulsit) apo arsyeve të tjera ligjore. Personat nën 18 vjeç që udhëtojnë me njërin prind ose pa prindërit duhet të pajisen me prokurë të noterizuar në dy kopje. Pasaporta duhet të ketë të paktën 6 muaj vlefshmëri në datën e kthimit nga udhëtimi. Fluturimi Për çdo ndryshim të orareve të fluturimit nga kompania ajrore, udhëtarët do të njoftohen në kohë reale. Vendet në avion caktohen në mënyrë rastësore gjatë check-in-it online. Përzgjedhja e një vendi specifik ka kosto shtesë, në varësi të fluturimit. Aktivitetet opsionale Çmimet dhe disponueshmëria e muzeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë. Ato përcaktohen nga operatorët lokalë që ofrojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në çmim, orar ose disponueshmëri, klienti do të njoftohet përpara realizimit të shërbimit.

Reviews

0/5

Not Rated
From 0 review
Excellent
0
Very Good
0
Average
0
Poor
0
Terrible
0
No Review
You must log in to write review
From 0,00 Lek
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}
from
0,00 Lek
0 Review
WhatsApp