Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
ROME – Qyteti i Përjetshëm
Një destinacion ku historia dhe bukuria takohen në çdo hap. Nga madhështia e Koloseut dhe Romës së lashtë, tek romantika e Fontanës së Trevit dhe eleganca e shesheve historike, Roma të ofron një eksperiencë unike mes artit, kulturës dhe jetës tipike italiane.
Rrugica plot sharm, arkitekturë ikonike dhe shije autentike italiane e bëjnë Romën një qytet që nuk vizitohet vetëm — por përjetohet.
Një udhëtim në Romë është një takim me historinë, emocionet dhe magjinë e Italisë.
Datat: 25-26 Tetor
*Cmimi:
Dhoma dyshe 21900 All/Personi
Dhoma Treshe 18900 All/Person
1-2, 8-9, 15-16, 22-23 Nentor
6-7, 13-14, 20-21 Dhjetor
*Cmimi:
Dhoma dyshe 19900 All/Personi
Dhoma Treshe 18900 All/Person
-29-30 Nentor 25900 All/Personi
- Ne oren 06:30 takimi me guiden ne Auroport. - 08:05 — Fluturimi -09:30 – Mbërrin në Rome → Me pas vazhdojem drejte vizitave Koloseu (vetëm nga jashtë) Bëj foto, ec përreth. → Forumi Romak & Palatino (nga jashtë) Pamje shumë e bukur nga rruga. → Piazza Venezia + Monumenti i Madh i Bardhë Ndalesë e shkurtër për foto. Konsumimi i drekës Fontana di Trevi Hidh monedhën, bëj foto. Spanish Steps Pantheon Një nga vendet më të bukura në Romë. Piazza Navona Sheshi më romantik. Perfekt për: Kafe Gelato Darkë në Trastevere Pas darke: shëtitje e lirë, pastaj hotel.
-Koh e lire per konsumimin e mengjesit. → Pas konsumimit te mengjesit vazhdojme drejt Vatikanit (vetëm jashtë) ku vizitojme: Sheshi i Shën Pjetrit, Bazilika → Castel Sant’Angelo (nga jashtë) Nisja për Autoport -orari i kthimit: 18:35---20:00
Programi i udhëtimit mund të pësojë ndryshime në rastet e mëposhtme: Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes ose të mbërritjes. Nëse oraret apo disponueshmëria e vizitave opsionale ndryshojnë nga ato të parashikuara. Rezervimi dhe akomodimi Nëse dhoma nuk disponon krevat dopio, akomodimi do të realizohet në dy krevate teke të bashkuara. Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë, në varësi të hotelit ku do të qëndrohet. Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes. Pagesa e kryer është e pakthyeshme. Dokumentacioni dhe përgjegjësitë Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesat në mbërritje apo ndryshimet në program që shkaktohen nga kushtet atmosferike ose raste të tjera të forcës madhore. Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat që nuk lejohen të kalojnë kufirin nga autoritetet përkatëse për shkak të mungesës së dokumentacionit, dëbimit (ekspulsit) apo arsyeve të tjera ligjore. Personat nën 18 vjeç që udhëtojnë me njërin prind ose pa prindërit duhet të pajisen me prokurë të noterizuar në dy kopje. Pasaporta duhet të ketë të paktën 6 muaj vlefshmëri në datën e kthimit nga udhëtimi. Fluturimi Për çdo ndryshim të orareve të fluturimit nga kompania ajrore, udhëtarët do të njoftohen në kohë reale. Vendet në avion caktohen në mënyrë rastësore gjatë check-in-it online. Përzgjedhja e një vendi specifik ka kosto shtesë, në varësi të fluturimit. Aktivitetet opsionale Çmimet dhe disponueshmëria e muzeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë. Ato përcaktohen nga operatorët lokalë që ofrojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në çmim, orar ose disponueshmëri, klienti do të njoftohet përpara realizimit të shërbimit.