Need Selectours Help?
Список рассылки
Подпишитесь на нашу рассылку, чтобы получать последние обновления и предложения.
Nisja nga Tirana, pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi, prapa Pallatit të Sportit Asllan Rusi në orën 06:00. Vazhdojmë udhëtimin drejt Tepelenës ku do të bëjmë një ndalesë për konsumimin e mëngjesit dhe kafe. Më pas nisemi drejt Sarandës ku do të vizitojmë një nga plazhet e saj dhe do të kemi kohë të lirë për plazh dhe konsumim drake. Pasdite vazhdojmë drejt hotelit për të kryer akomodimin. Mbrëmja është e lirë për konsumimin e darkës dhe shëtitjen në qytet duke pyetur dhe marrë sugjerimet e guides.
~Konsumimi i mengjesit ne hotel. ~Lundrim me anije, Krorez-Kakome-Kepi i Qefalit ,pergjate gjireve te bregdetit te jugut.(Opsionale 25€/P). ~Pjesa tjetër e grupit që nuk dëshiron turin me anije, mund të qëndrojë dhe relaksohet në plazhin e Hotelit ~ Pas plazhit rikthehemi ne Hotel. Mbremje e lire.
Konsumimi i mëngjesit në hotel dhe check out prej tij. Nisja për në Ksamil ku do të keni kohën e lirë për plazh dhe drekë, lojëra në plazh dhe shëtitje me varkë. Më pas nisemi për në Tiranë rreth orës 16.00. Mbërritja në Tiranë në mbremje.