Alberobello- Matera - Polignano a Mare

Alberobello- Matera - Polignano a Mare

  • 1 Day
  • Max People : 100
  • Wifi Available
  • 16 ; 25 ; 29 Tetor 7 ; 14 ; 21 Nentor
  • Min Age: 18
Description

Alberobello- – Një qytet unik në rajonin e Puglias, i famshëm për shtëpitë tradicionale me gurë të bardhë dhe çatitë në formë konike, të quajtura trulli. Është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe ofron një atmosferë magjike mes rrugicave piktoreske.

Matera- Një nga qytetet më të vjetra të banuara në botë, i njohur për lagjet “Sassi di Matera”, banesa të gdhendura në shkëmb. Me historinë e tij mijëravjeçare dhe peizazhin unik, Matera është shpallur gjithashtu UNESCO dhe është përdorur si skenë filmash ndërkombëtarë.

Polignano a Mare-Një qytet bregdetar mahnitës mbi shkëmbinj, me pamje spektakolare mbi Adriatik. I njohur për plazhin Lama Monachile, ujërat kristalë dhe rrugicat e bardha të qendrës historike, është një nga perlat më romantike të Puglias.

Detaje te tjera:

1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.

2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.

3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.

4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.

5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi. 

6. Per shtyrjet apo vonesat e shkaktuara nga linja ajrore, agjensia nuk mban pergjegjesi.

7. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)

8. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi. 

9. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.

10. Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.

11. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.

Price Includes
Biletat vajtje- ardhje
Cante shpine deri ne 10 kg
Shoqeruesi i grupit
Price Excludes
30€/p per transport dhe transfertat sipas programit me autobus

Travel Styles

Cultural
Nature & Adventure
Activities
Festival & Events
Special Interest
Daily Departures
Itinerary

Guida ju pret në aeroportin e Tiranës . Pas mbërritjes ne aeroportin e Barit, ne dalje na pret mjeti i transportit. Nisemi drejt Matera ,ku do te vizitojme Piazza Vittore Veneto , Banka di Napoli , Piazza San Pietro Caveoso , Piazza San Giovanni dhe Kisha e San Pjeter Barizano , Basilica Cattedrale di Matera dhe "Maria Santissima della Bruna" ,ballkonet panoramik me pamje nga qyteti i vjeter. Me pas, do te vazhdojme udhetimin drejt Alberobello, ku do te vizitojme shtepizat tradicionale konike Trullo.Do të eksplorojmë këtë vend unik, duke vizituar lagjet e famshme Rione Monti dhe Aia Piccola. Gjithashtu, kohe e lire per konsumimin e drekes ne Alberobello. Nisemi drejt Polignano a Mare,qyteti i njohur për plazhet me ujëra kristal dhe pamjet spektakolare nga shkëmbinjtë mbi Adriatik. Do të bëjmë një shëtitje në rrugicat piktoreske, do të vizitojmë Belvedere Terrazza Santo Stefano, dhe do të shijojmë atmosferën e mrekullueshme të këtij qyteti bregdetar. Me pas, do te vazhdojme udhetimin drejt kthimit ne aeroport per fluturimin ne Tirane.

From €69
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}
from
€69
WhatsApp