Refund & Cancellation Policies

 


Politikat e Anullimit dhe Rimbursimit – SELECTOURS SHPK

Data e përditësimit: 14 Shkurt 2026
SELECTOURS SHPK, me seli në Rruga Durresit, Pallati 240, Shkalla 4, Ap. 47, Tiranë, Shqipëri, operon platforma online për rezervime turistike. Kjo politikë shpjegon kushtet për anullimin e rezervimeve dhe rimbursimin e pagesave, në përputhje me ligjet shqiptare dhe rregulloret europiane për konsumatorët.

Duke bërë një rezervim online përmes www.selectours.al ose çdo kanali tjetër të SELECTOURS SHPK, ju pranoni automatikisht këtë politikë.


1. Përgjegjësia e konsumatorit

  • Para se të finalizoni një rezervim online, ju rekomandohet të lexoni këtë politikë me kujdes.

  • Nëse nuk pajtoheni me kushtet, mund të kontaktoni Ekipin e Shërbimit ndaj Klientit për sqarime.


2. Kushtet e Anullimit dhe Rimbursimit

2.1. Rezervime për turne disa-ditore (2 ose më shumë ditë)

  • Rezervimet mund të anulohen minimum 5 ditë përpara datës së nisjes për të përfituar 100% rimbursim.

  • Anullimet e bëra brenda 5 ditëve para nisjes nuk pranohen dhe nuk rimbursohen.

Shembull:

  • Rezervim i bërë më 5 Mars për një turne 2-ditor me nisje më 15 Mars.

  • Afati për anulim me rimbursim: deri më 9 Mars.

  • Anullimet nga 10 Mars deri më 15 Mars nuk do të rimbursohen.


2.2. Rezervime për turne ditore (1 ditë)

  • Rezervimet mund të anulohen minimum 3 ditë përpara datës së nisjes për të përfituar 100% rimbursim.

  • Anullimet e bëra brenda 3 ditëve para nisjes nuk pranohen dhe nuk rimbursohen.

Shembull:

  • Rezervim i bërë më 8 Mars për një turne ditor me nisje më 15 Mars.

  • Afati për anulim me rimbursim: deri më 11 Mars.

  • Anullimet nga 12 Mars deri më 15 Mars nuk do të rimbursohen.


3. Përpunimi i rimbursimeve

  • Rimbursimet bëhen përmes të njëjtës metodë pagese që përdorët gjatë rezervimit.

  • Kohëzgjatja e përpunimit të rimbursimit mund të variojë deri 14 ditë pune, varësisht nga banka ose sistemi i pagesave.

  • SELECTOURS SHPK ruan të drejtën të refuzojë rimbursimin në rast të shkeljeve të politikës së rezervimit.


4. Anullime të jashtëzakonshme dhe force majeure

  • Në raste të jashtëzakonshme (p.sh. pandemia, kushtet e motit, ose vendime të qeverisë) SELECTOURS SHPK rezervon të drejtën për të modifikuar datat e turneve ose për të ofruar zgjidhje alternative, përfshirë rimbursime totale ose kredi për rezervime të ardhshme.


5. Përgjegjësitë e platformës online

  • Platforma online garanton qasje të sigurt për rezervimet dhe pagesat.

  • Të dhënat personale ruhen në përputhje me GDPR dhe ligjin shqiptar Nr. 9887/2008.


6. Kontakt për Anullim ose Pyetje

Për çdo pyetje ose kërkesë lidhur me anulimin ose rimbursimin, mund të kontaktoni SELECTOURS SHPK:

  • Email: [email protected]

  • Numri i telefonit: +355 686 010 000

  • Adresa: Rruga Durresit, Pallati 240, Shkalla 4, Ap. 47, Tiranë, Shqipëri

  • NIPT: M11830005A


7. Informacion shtesë për konsumatorët (EU/Albania)

  • Konsumatori ka të drejtë për informim të qartë për kushtet e anulimit para çdo rezervimi online.

  • SELECTOURS SHPK siguron transparence të kushteve dhe shembuj praktikë për çdo lloj turi.

  • Çdo klient mund të tërheqë consent për marketing ose të marrë informacione mbi të dhënat e tij sipas GDPR.

 

and request()->cookie('booking_cookie_agreement_enable') !=1 and !is_api() and !isset($_COOKIE['booking_cookie_agreement_enable']))
WhatsApp