Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
ROME – Qyteti i Përjetshëm
Një destinacion ku historia dhe bukuria takohen në çdo hap. Nga madhështia e Koloseut dhe Romës së lashtë, tek romantika e Fontanës së Trevit dhe eleganca e shesheve historike, Roma të ofron një eksperiencë unike mes artit, kulturës dhe jetës tipike italiane.
Rrugica plot sharm, arkitekturë ikonike dhe shije autentike italiane e bëjnë Romën një qytet që nuk vizitohet vetëm — por përjetohet.
Një udhëtim në Romë është një takim me historinë, emocionet dhe magjinë e Italisë.
Oraret e fluturimit:
Nisja:
Nisja në orën 08:05
Mbërritja në Rome në orën 09:30
Kthimi:
Nisja në orën 21:55
Mbërritja ne orën 23:25
Nisja në orën 08:05 🛬 Mbërritja në Rome në orën 09:30 Pas transferimit në qendër dhe sistemimit, fillojmë vizitën panoramike në kryeqytetin italian. Gjatë kësaj dite do të shohim: 1️⃣ Colosseum Amfiteatri më i madh i Perandorisë Romake dhe simboli kryesor i qytetit. 2️⃣ Roman Forum Qendra politike dhe ekonomike e Romës antike. 3️⃣ Altare della Patria Monumenti madhështor kushtuar bashkimit të Italisë. 4️⃣ Pantheon Tempulli antik më i ruajtur në botë. 5️⃣ Piazza Navona Një nga sheshet më elegante të qytetit. - Pushim për drekë -Konsumimi i drekës në një restorant lokal në qendrën historike 6️⃣ Fontana di Trevi Burimi më i famshëm në Itali. 7️⃣ Piazza di Spagna Sheshi i njohur me shkallët monumentale. -Akomodimi në hotel. - Darka Darka e lirë sipas sugjerimit të guidës (rekomandohet zona karakteristike e Trasteveres).
- Konsumimi i Mëngjesit Paradite vizitojmë shtetin më të vogël në botë, Vatican. Gjatë vizitës do të shohim: 1️⃣ St. Peter's Basilica Një nga kishat më madhështore në botë. 2️⃣ St. Peter's Square Sheshi monumental përpara bazilikës. 🍽 Pushim për drekë Kohë e lirë për drekë pranë Vatikanit. 🚄 Nisja për në Firence Udhëtim me tren drejt Firence. Akomodimi në hotel. Vizita në Firence: 1️⃣ Cathedral of Santa Maria del Fiore (Duomo) 2️⃣ Piazza della Signoria 3️⃣ Ponte Vecchio -Darka Darka e lirë sipas sugjerimit të guidës në qendrën historike.
- Konsumimi i Mëngjesit -Paradite vazhdojmë vizitën në Firence. Do të shohim: 1️⃣ Battistero di San Giovanni Pagëzimorja historike me “Portat e Parajsës”. 2️⃣ Galleria degli Uffizi (pamje e jashtme) Një nga muzetë më të rëndësishëm në botë. 3️⃣ Palazzo Vecchio Ndërtesa historike e qeverisjes së qytetit. 4️⃣ Shëtitje në rrugicat karakteristike të qendrës historike dhe kohë për fotografi. -Pushim për drekë Kohë e lirë për drekë në qendër të qytetit. -Nisja për në Bolonja Udhëtim me tren drejt Bologna. Qëndrim rreth 3 orë për vizitë. Në Bolonja do të shohim: 1️⃣ Piazza Maggiore 2️⃣ Basilica of San Petronio 3️⃣ Two Towers -Pushim i shkurtër për kafe / snack -Transferimi për në aeroport. Nisja në orën 21:55 Mbërritja ne orën 23:25