Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Brukseli – Kryeqyteti i Belgjikës dhe një nga qytetet më të rëndësishme të Evropës. Ai ndërthur ndërtesa historike, sheshe elegante dhe lagje moderne. Njihet veçanërisht për Sheshin e Madh, Galeritë Mbretërore, Manneken Pis, çokollatat belge dhe waffle-t tradicionale.
BRUGGE – Një nga qytetet më të bukura dhe më romantike të Belgjikës, i njohur për kanalet, urat e vogla, rrugicat me kalldrëm dhe arkitekturën mesjetare. Qendra historike ruan një atmosferë përrallore, ndërsa gjatë festave të fundvitit qyteti zbukurohet me drita, tregje Krishtlindjesh dhe dekorime që e bëjnë edhe më të veçantë.
Oraret e Fluturimit:
05:55 - 08:45
20:45 - 23:15
Datat e udhetimit:
19-20 Nentor, 3-4, 10-11, 16-17 Dhjetor
19900 All dhoma treshe /Personi
23900 All dhoma dyshe /Personi
-30 Nentor - 1 Dhjetor 25900 All /Personi
-Takimi me guidën në aeroport -Fluturimi Tiranë – Bruksel -Mbërritja në aeroportin e Brukselit -Transferimi drejt qytetit te Brugge -Me mbërritjen në qytet, ndalojmë fillimisht në hotel për të lënë bagazhet dhe më pas nisemi për të zbuluar në këmbë qendrën historike të Bryzhit. -Sheshi Qendror Zemra e qytetit dhe pika ideale për të nisur vizitën. Sheshi rrethohet nga ndërtesa historike me fasada tipike flamande dhe është një nga pamjet më karakteristike të Brugge. -Kulla e Kambanës së Brugge Një nga simbolet më të njohura të qytetit, që ngrihet mbi Sheshin Qendror dhe dominon panoramën e qendrës historike. -Sheshi Burg Një nga sheshet më të vjetra dhe më elegante të qytetit, i rrethuar nga ndërtesa historike me stile të ndryshme arkitekturore. -Bashkia e Brugge Një prej ndërtesave gotike më të bukura dhe më të rëndësishme të qytetit. -Bazilika e Gjakut të Shenjtë Një nga monumentet fetare më të veçanta të Brugge, e vendosur pranë Sheshit Burg. -Kalata e Rruzares Një nga pikat më të fotografuara të qytetit, me pamje fantastike mbi kanalet, ndërtesat historike dhe Kullën e Kambanës. -Kanali Dijver Shëtitje përgjatë një prej pjesëve më karakteristike të qytetit, mes urave të vogla, kanaleve dhe ndërtesave historike. -Ura e Shën Bonifacit Një nga vendet më romantike dhe më fotogjenike të Brugge. -Kisha e Zonjës Sonë Një nga kishat më të rëndësishme të qytetit, e njohur për arkitekturën e saj dhe trashëgiminë artistike. -Spitali i Shën Gjonit Një kompleks historik mesjetar dhe një prej ndërtesave më të vjetra të këtij lloji në Evropë. -Oborri i Beguinave Një nga zonat më të qeta dhe karakteristike të Brugge, me shtëpi të bardha tradicionale dhe një atmosferë krejt ndryshe nga pjesa tjetër e qytetit. -Liqeni i Dashurisë Një nga vendet më romantike të Brugge dhe një ndalesë ideale për fotografi. *Pas përfundimit të vizitave, rikthehemi në hotel për pak pushim. -Në mbrëmje rikthehemi përsëri në qendrën historike, këtë herë jo për vizita, por për të shijuar atmosferën e festave të fundvitit.
-Check-out -Nisja drejt Brukselit -Me mbërritjen në qendër të qytetit, fillojmë vizitën në këmbë -Sheshi i Madh i Brukselit Zemra historike e qytetit dhe një nga sheshet më mbresëlënëse të Evropës, i rrethuar nga ndërtesa madhështore me arkitekturë të pasur. -Bashkia e Brukselit Një nga ndërtesat më të rëndësishme të Sheshit të Madh dhe një nga shembujt më të bukur të arkitekturës gotike në qytet. -Shtëpia e Mbretit Ndërtesë historike që ndodhet përballë Bashkisë, në zemër të Sheshit të Madh. -Galeritë Mbretërore të Shën Hubertit Një nga galeritë tregtare të mbuluara më elegante të Evropës, me kafene, dyqane dhe çokollateri të njohura belge. -Katedralja e Shën Mikaelit dhe Shën Gudulës Katedralja kryesore e Brukselit dhe një nga monumentet fetare më të rëndësishme të qytetit. -Parku i Brukselit Një nga hapësirat e gjelbra më të njohura në qendër të qytetit. -Pallati Mbretëror i Brukselit Një prej ndërtesave më të rëndësishme të kryeqytetit belg. Vizita do të zhvillohet nga jashtë. -Sheshi Mbretëror Një zonë elegante e Brukselit, e rrethuar nga ndërtesa historike dhe muze. -Kodra e Arteve Një nga pikat më të bukura panoramike të qytetit, nga ku mund të shijoni një pamje të gjerë mbi qendrën historike të Brukselit. -Sheshi i Madh Sablon Një zonë elegante dhe karakteristike, e njohur për çokollateritë, dyqanet dhe ndërtesat historike. -Manneken Pis Statuja e vogël që është kthyer në një nga simbolet më të njohura dhe më kurioze të Brukselit. -Nisemi drejt aeroportit të Brukselit. -Fluturimi i kthimit: BRUKSEL → TIRANË -Fundi i programit.
Programi i udhëtimit mund të pësojë ndryshime në rastet e mëposhtme: Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes ose të mbërritjes. Nëse oraret apo disponueshmëria e vizitave opsionale ndryshojnë nga ato të parashikuara. Rezervimi dhe akomodimi Nëse dhoma nuk disponon krevat dopio, akomodimi do të realizohet në dy krevate teke të bashkuara. Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë, në varësi të hotelit ku do të qëndrohet. Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes. Pagesa e kryer është e pakthyeshme. Dokumentacioni dhe përgjegjësitë Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesat në mbërritje apo ndryshimet në program që shkaktohen nga kushtet atmosferike ose raste të tjera të forcës madhore. Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat që nuk lejohen të kalojnë kufirin nga autoritetet përkatëse për shkak të mungesës së dokumentacionit, dëbimit (ekspulsit) apo arsyeve të tjera ligjore. Personat nën 18 vjeç që udhëtojnë me njërin prind ose pa prindërit duhet të pajisen me prokurë të noterizuar në dy kopje. Pasaporta duhet të ketë të paktën 6 muaj vlefshmëri në datën e kthimit nga udhëtimi. Fluturimi Për çdo ndryshim të orareve të fluturimit nga kompania ajrore, udhëtarët do të njoftohen në kohë reale. Vendet në avion caktohen në mënyrë rastësore gjatë check-in-it online. Përzgjedhja e një vendi specifik ka kosto shtesë, në varësi të fluturimit. Aktivitetet opsionale Çmimet dhe disponueshmëria e muzeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë. Ato përcaktohen nga operatorët lokalë që ofrojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në çmim, orar ose disponueshmëri, klienti do të njoftohet përpara realizimit të shërbimit.