Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Akomodimi:
Cfare ju duhet me vete?
-Pasaporte
Detaje te tjera:
-Nuk mbajmë pergjegjesi ne rast kthimi në dogane për shkak të ekspulseve apo mungesës së mjeteve të Identifikimit
Pershkrim:
E pozicionuar në krahun e djathtë të kryeqytetit, buzë majës më të lartë të malit malazez, Budva qëndron e shtrirë madhërishëm. Në të bien në sy parqet e shumta, në të cilat qytetarët, por edhe pushuesit kalojnë një pjesë të madhe të kohës. Përballë qytetit shtrihet deti, i cili duket sikur bashkohet me qiellin.Në bregun e tij qëndrojnë me dhjetëra jahte të madhësive të ndryshme, anije te vogla lundrimi, peshkarexha dhe motorr uji, pronarët e të cilave, mesa duket i përdorin më së shumti gjatë periudhës së verës.Mali i Zi karakterizohet nga male e rrafshnalta të larta, lugina të thella lumore dhe nga gropa tektoniko-kartike e Liqenit të Shkodrës. Pjesa lindore dhe qendrore është më e larta, kurse bregdeti është i ngushtë dhe i ulët, dhe shtrihet prej grykës së Bokës së Kotorit e deri te lumi Buna në kufi me Shqipërinë.
Nisja nga Tirana ne oren 06:00 ne terminalin pas Pallatit te Sportit Asllan Rusi Ndalese kafeje pas kufirit me Malin e Zi. Vazhdojmë drejt pamjes panoramike të Shën Stefanit. (15-20 min) ~Më pas nisemi drejtim te Budves ku do kemi mundesi per plazh ne Budves ose ne shujt Hawai. Më pas vazhdojmë për në Ulqin, ku do të qëndrojmë në hotel. Mbrëmja është e lirë.
Konsumimi i mëngjesit. Do të vizitojmë kështjellat dhe qytetin e vjetër të Ulqinit. Do kemi mundesi per plazh ne qytet. Vazhdojmë drejt Tiranës me një ndalesë gjatë rrugës.