Cinque Terre ndodhet në rajonin e Ligurias, në veriperëndim të Italisë, mes qyteteve të Genovës dhe Pizës. Ajo përbëhet nga pesë fshatra të bukur: Monterosso, Vernazza, Corniglia, Manarola dhe Riomaggiore.
Kjo zonë është bërë pjesë e UNESCO Trashëgimisë Botërore në vitin 1997 për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore.
Rajoni është i njohur për për harmoninë e ndërtimeve me mjedisin përreth.
Shtëpitë karakteristike plot ngjyra të ndërtuara në majat e shkëmbinjve dhe pamja spektakolare e bregdetit të Ligurias e bëjnë këtë zonë shumë të vecante dhe të preferuar për vizitorët gjatë periudhës Pranverë-Verë-Vjeshte.
Cinque Terre është e arritshme me tren, makinë dhe anije.
Megjithatë, për shkak të parkimeve të kufizuara dhe kufizimeve në trafikun e makinave brenda fshatrave, udhëtimi me tren është shpesh zgjidhja më e përshtatshme. Treni Cinque Terre Express lidh fshatrat dhe ofron qasje të lehtë për turistët.Gjithsesi për të evituar dyndjet e grupeve të mëdha të turistve, periudha më e mirë për të vizituar këtë rajon mbetet Pranvera dhe vjeshta.
Vizitorët në Cinque Terre mund të shijojnë një gamë të gjerë aktivitetesh ne Natyre, duke përfshirë ecjen (Hiking) notin dhe Shetitjet me Anije. Kalimi 'Sentiero Azzurro' (Shtegu Blu) është një shteg i famshëm që lidh të pesë fshatrat, duke ofruar pamje të mahnitshme të bregdetit, te cilin ua rekomandojme per te pakten 3 fshatrat e pare.