Shërbimet ekstra

Shërbimet ekstra

 

Mirë se erdhët te seksioni Shërbimet ekstra i Selectours!

Selectours, si një agjenci udhëtimi që ofron shërbime të plota, është e përkushtuar për t’i ofruar klientëve një përvojë të mrekullueshme udhëtimi nga fillimi deri në fund. Kjo është arsyeja se pse disponojmë një serë shërbimesh EKSTRA të tilla si, transporti, marrja me qira e automjeteve, staff retreat, udhëtime në vende fetare dhe opsione udhëtimesh për studentët, për të pasuruar dhe personalizuar pushimet e tyre.

 

Transporti: Ne sigurojmë zgjidhjen, qoftë nëse udhëtoni brenda vendit apo jashtë tij. Transferta nga aeroporti, automjete private, shërbime për shoferë dhe transport në grup për ngjarje biznesi apo raste të veçanta, të gjitha këto disponohen te ne. Ne garantojmë që shërbimet tona të transportit të jenë të sigurta, të besueshme dhe efektive, duke ju ofruar disa këshilla gjatë udhëtimit.

Marrje makinash me qira: Nëse dëshironi të eksploroni vendin ku ndodheni në kohën e lirë, ne kemi opsione për marrje makinash me qira për t’iu përshtatur preferencave tuaja. Për ta bërë udhëtimin tuaj më të bukur dhe praktik, zgjidhni nga një larmi llojesh automjetesh, duke përfshirë makina pak të kushtueshme, automjete SUV (makina praktike sportive) dhe automjete luksoze. Shërbimet tona të marrjes së automjeteve me qira janë të aksesueshme në shumë vende rreth botës dhe ne sigurohemi që të gjitha makinat tona janë të mirëmbajtura dhe në formë të shkëlqyer.

Staff Retreat: Shërbimi i staff retreat është menduar për të ndihmuar anëtarët e ekipit tuaj të forcojnë lidhjet e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë, gjë e cila do t’i mundësojë që të kenë sukses së bashku. Ne ofrojmë një program që zgjat katër orë gjatë të cilit ekipet mund të bëjnë një pushim nga puna dhe detyrimet e tyre të përditshme për t’u përqendruar në krijimin, komunikimin dhe rritjen profesionale të ekipit. Shërbimet “Retreat” që ne ofrojmë janë të personalizuara sipas nevojave dhe objektivave tuaja të caktuara dhe ne ju vendosim ndihmës profesionist në dizpozicionin tuaj për t’ju udhëzuar gjatë rrugës.

Udhëtime në vende fetare: Për ata që kërkojnë një udhëtim shpirtëror, ne ofrojmë ekskursione fetare në vende të rëndësishme për disa besime. Udhëtimet tona drejtohen nga profesionistë të cilët kanë njohuri mbi rëndësinë kulturore dhe teologjike të vendeve. Ne gjithashtu ofrojmë ekskursione për grupe ose individë që duan t’i përmbahen një axhende të caktuar.

Udhëtime për studentë: Ne jemi në dijeni për faktin që studentët kanë kërkesa specifike rreth udhëtimeve dhe për këtë arsye ne ofrojmë zgjidhje për udhëtimin e studentëve për të përmbushur këto kërkesa. Shërbimet tona të udhëtimeve për studentët sigurojnë bileta avioni të subvencionuara, akomodim dhe transport si edhe itinerare udhëtimesh të personalizuara të cilat përshtaten me interesat dhe buxhetin e studentëve. Ne bashkëpunojmë me shkollat dhe universitetet për t’i ofruar fëmijëve përvoja të sigurta dhe edukative udhëtimi.

Si përfundim, pavarësisht destinacionit apo objektivit tuaj, kategoria jonë e shërbimeve EKSTRA ofron një shumëllojshmëri shërbimesh për të përmirësuar përvojën tuaj të udhëtimit. Ne përpiqemi të ofrojmë shërbime dhe përvoja të mrekullueshme për ta bërë vizitën tuaj më të paharrueshme, duke nisur nga transporti dhe marrja me qira e automjeteve deri te staff retreat, udhëtimet në vendet fetare dhe udhëtimet për studentët. Na kontaktoni tani për të zbuluar më shumë rreth mënyrës se si kategoria jonë e shërbimeve EKSTRA mund të përmirësojë përvojën tuaj të udhëtimit.

 

 

 

WhatsApp