Politika e privatësisë

SELECTOURS ju informon që, për t’ju ofruar shërbimin më të mire të mundshëm dhe përgjigje të shpejtë për kërkesat tuaja, në platformën tonë online ose në faqet tona të internetit, është e nevojshme që klientët ose përdoruesit të japin disa të dhëna personale në formularin online të aplikacionit për të vazhduar me rezervimin online. SELECTOURS nuk ruan asnjë informacion personal të dhënë nga pajisja juaj. SELECTOURS ka faqet përkatëse të internetit në adresën www.selectours.al. Nëpërmjet këtyre faqeve, kompania ndihmon klientët e interesuar në paketat turistike apo në çdo lloj shërbimi turistik. Të dhënat tuaja mblidhen, përpunohen dhe ruhen nga SELECTOURS në përputhje të plotë me dispozitat e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive kryesore të njeriut dhe në veçanti sipas të drejtës për të mbrojtur jetën personale. Dhënia e informacionit tuaj personal nuk është me detyrim por është një kusht i nevojshëm për të përpunuar rezervimin tuaj online.

 

1.      Përkufizimi i termave

Në këtë marrëveshje, termat e mëposhtëm kanë kuptimet në vijim:  1.1. Agjenci: Subjekt juridik i regjistruar që kryen aktivitetin e disponimit, gjetjes dhe lehtësimit të udhëtimeve për turistat, të biletave të udhëtimit në modalitete të ndryshme transporti si edhe të biletave për aktivitete sportive apo kulturore për klientët, në këmbim të pagesës. 1.2. Skedar personalizimi: Një pjesë informacioni që dërgohet nga një faqe interneti dhe që ruhet në shfletuesin e përdoruesit teksa përdoruesi shikon faqen e internetit. Çdo herë që përdoruesi hap një faqe interneti, shfletuesi dërgon një skedar personalizimi te serveri i përdoruesit për ta njoftuar atë për aktivitetin e tij të mëparshëm.

 

2.      Përdorimi i skedarëve të personalizimit (cookies)

2.1. Faqet e internetit që i përkasin agjencisë përdorin skedarë personalizimi për të dalluar vizitorët e faqes nga njëri-tjetri. Disa skedarë personalizimi janë të nevojshëm për funksionimin e duhur të faqeve të internetit të agjencisë, për të lejuar përdoruesit e faqes të kryejnë rezervime online dhe për t’i mundësuar stafit të agjencisë marrjen dhe përpunimin e kërkesave të klientit. Për vizitorët e faqes sonë, sistemi mbledh informacionin standard për qëllime statistikore (p.sh. për të parë sa është numri i vizitorëve, gjithmonë pa i bërë ata të identifikueshëm).

2.2. Disa lloje të tjera skedarësh personalizimi ndihmojnë stafin e agjencisë të ofrojë një përvojë të mire për klientët kur ata vizitojnë faqen e internetit. Skedarët e personalizimit gjithashtu ofrojnë informacione në lidhje me ofertat e agjencisë.

2.3. Skedarët e personalizimit gjithashtu përdoren për të reklamuar faqen e internetit të agjencisë.

 

3.      Deklarata e privatësisë

3.1. SELECTOURS respekton rëndësinë e privatësisë së klientëve. Kjo deklaratë cakton bazën në të cilën të dhënat e çdo klienti ruhen dhe përpunohen. SELECTOURS siguron çdo klient që të dhënat që jepen në zyrën ndihmëse ose të dhënat të cilat klienti personalisht i nënshkruan në zyrë, sigurohen përmes një sistemi të sigurt dhe që këto të dhëna përdoren vetëm për qëllimin e garantimit të rezervimit të klientit. Këto të dhëna menaxhohen nga persona të caktuar me akses të kufizuar tek to. Çdo agjent shitjeje i kompanisë i cili mbledh të dhënat për klientët ka një detyrim kontraktual me kompaninë për të respektuar të dhënat personale që ai mbledh gjatë punës së tij, si dhe për të respektuar disa rregulla të përcaktuara për kujdesin në mbrojtjen e të dhënave personale.

3.2. Të dhënat e mëposhtme të klientit mblidhen nga faqja e internetit: a) Informacioni që klienti jep për të kryer një rezervim udhëtimi; b) Informacioni që klienti jep për të qenë pjesë e një konkursi të reklamuar në faqen e internetit, kur plotëson një pyestësor ose kur raporton një problem; c) Detajet e transfertave bankare që klienti bën për të përfunduar një rezervim; d) Nëse klienti kontakton me stafin e agjencisë, stafi mund të ruajë adresën e emailit. SELECTOURS përdor një teknologji moderne për të mbrojtur sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të klientit, si edhe për të parandaluar aksesin te sistemi elektronik nga persona të paautorizuar. Procedurat e sigurisë po përmirësohen vazhdimisht me teknologji të reja. Zyrat ku ruhen servarat dhe pajisje të tjera monitorohen nga kamerat dhe mund të aksesohen vetëm nga Administratori dhe Drejtori i Teknologjisë së Informacionit.

 

4.      Ruajtja dhe transferimi i të dhënave

4.1. Të dhënat e mbledhura nga agjencia vetëm për qëllime rezervimi dhe të ofruara me dëshirë nga subjekti i të dhënave mund të transferohen ose të ruhen në një shtet jashtë Zonës Ekonomike Evropiane. Gjithashtu të dhënat mund të përpunohen nga stafi i hotelit ose nga mjetet e transportit për të bërë të mundur udhëtimin dhe akomodimin e klientit.

4.2. SELECTOURS në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve që ka me furnizuesit botërorë, do të transferojë në bazën e tyre të të dhënave të dhënat e klientëve që rezervojnë përmes faqeve online të kompanisë. SELECTOURS garanton ruajtjen e të dhënave personale të klientëve sipas standardeve ndërkombëtare, të shprehura qartë në marrëveshjet e nënshkruara me këta furnizues.

4.3. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në serverat e sigurt të SELECTOURS.

4.4. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren gjithshtu nga agjencitë partnere të SELECTOURS.

4.5. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren për të informuar klientët rreth ofertave të ndryshme të agjencisë.

 

5.      Anulimi i përpunimit të të dhënave

Klienti ka të drejtën t’i kërkojë agjencisë që të njihet me informacionin që mund të jetë mbledhur rreth tij dhe më pas të drejtën për të mos i përpunuar të dhënat personale për qëllime marketingu ose arsye të ndryshme, me email ose me një kërkesë të dërguar te kompania në adresën e kontaktit.

6.      Miratimi për mbrojtjen e të dhënave personale

Duke vazhduar përdorimin e faqeve të internetit të SELECTOURS, klienti jep miratimin e tij për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga agjencia. Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre. Periudhat e ruajtjes së tyre do të jenë në pajtim të plotë me kornizën ligjore në fuqi. Të dhënat e klientit ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të garantuar ofrimin e shërbimit. Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa ose ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave nga SELECTOURS, atëhere ju lutemi të na shkruani në adresën e mëposhtme: [email protected]

WhatsApp