2 ditë  në Firenze-Bologna

2 ditë në Firenze-Bologna

  • 2 Days
  • Max People : 100
  • 16-17 ; 28-29 Nentor
  • Min Age: 18
Description

Firenze (Firence)
Qendra e artit dhe kulturës së Rilindjes Italiane, e njohur për bukurinë e saj unike dhe trashëgiminë artistike. Në Firence gjenden vepra madhështore si Duomo, Galeria Uffizi dhe Ponte Vecchio. Është qytet plot muze, kisha dhe sheshe të gjalla që të transportojnë në një atmosferë të pasur historike.

 

Bologna
Një qytet universitar dhe gastronomik, i famshëm për Portiket e gjata, sheshet historike dhe Kullat Mesjetare. Bologna ofron një atmosferë autentike italiane, me kuzhinën e saj të famshme (si tagliatelle al ragù), arkitekturën e ngrohtë me ngjyra terakote dhe jetën e gjallë studentore që e bën gjithmonë dinamike.

Price Includes
Biletat vajtje-ardhje
Akomodimi në hotel.
Mëngjesi
Bagazhet 10 kg cantë shpine
Guida shoqeruese
Checkin Online
Price Excludes
Drekat , darka dhe shpenzimet personale
Biletat e hyrjes në muze dhe monumente
Taksa e qëndrimit
Itinerary

Dita1 Nisja Tirana-Bologna ( fluturim direkt)-Nisemi drejt Piazza Duomo- Cathedral Santa Maria del Fiore e cila është një nga kryeveprat më të mëdha të arkitekturës gotike në Evropë. Me Pas do vizitojme Piazza della Repubblica , sheshin elegant, i rrethuar me kafene historike dhe arkada monumentale. Piazza della Signoria ku eshte zemra politike e Firences, me statuja të famshme si kopja e Davidit të Michelangelos. Me pas do nisemi per Palazzo Vecchio ku ndodhet pallati mesjetar, seli e vjetër e qeverisë dhe simbol i fuqisë së qytetit dhe Galleria degli Uffizi një nga muzeumet më të rëndësishme të artit në botë, me vepra të Rilindjes italiane. Vizita e rradhes do te jete Ponte Vecchio, ura më e vjetër e Firences, e njohur për dyqanet e argjendarëve. Palazzo Pitti rezidenca madhështore e familjes Medici, sot muze me koleksione arti e kopshtet Boboli dhe Piazzale Michelangelo ,pikë panoramike e famshme, me pamjen më të bukur mbi Firence. Nisemi drejt hotelit ku do te akomodohemi dhe mbremja e lire.

Dita e dyte Konsumimi i mengjesit ne Hotel- Nisemi drejt Piazza Maggiore , sheshi kryesor i qytetit ose ndryshe zemra e Bolonjes ,me pas do te vazhdojme viziten tone Basilica di San Petronio , kisha madhështore me një arkitekturë të veçantë dhe Fontana del Nettuno , shatërvani i famshëm i Neptunit, simbol i qytetit per te vazhduar me Biblioteka më e vjetër në botë në Bologna (Biblioteca dell’Archiginnasio) – pjesë e Universitetit të Bolonjës, i cili është më i vjetri në botë ,kjo bibliotekë historike ruan dorëshkrime të rralla dhe është e famshme për Teatro Anatomico, sallën ku dikur zhvilloheshin leksione anatomie , Piazza Santo Stefano një nga sheshet më të bukura të qytetit, me atmosferë mesjetare dhe kafe tradicionale dhe Bazilika Santo Stefano – një kompleks i njohur si “Shtatë Kishat”, me arkitekturë të veçantë romane dhe bizantine, dhe me pas Kullat e Bolonjës, Asinelli dhe Garisenda, përpara se të eksplorojmë tregun historik Quadrilatero për të admiruar dyqanet historike dhe për të shijuar aromat dhe shijet e ushqimit tradicional. Pas vizitës së qytetit, nisja drejt aeroportit të Bolonjës.

From €219
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}
from
€219
WhatsApp