Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Detaje te tjera:
1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.
2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.
3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.
4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.
5. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.
6. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.
7. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.
8. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi.
9. Per shtyrjet apo vonesat e shkaktuara nga linja ajrore, agjensia nuk mban pergjegjesi.
10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)
11. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi.
12. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.
13. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.
14. Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.
15. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.
Nisja: Tirana → Bari (fluturim direkt) -Do te nisim diten duke vizituar fillimisht qytezën e lashtë të Matera Qytet i famshëm për “Sassi di Matera”, lagjet e lashta të ndërtuara në gur, të cilat janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Matera është një nga qytetet më të vjetra të banuara në botë dhe shpesh quhet “Jeruzalemi i Vogël” për shkak të pamjeve biblike. Monumentet që vizitohen: Sassi di Matera, Katedralja e Materës, Sheshi Vittorio Veneto. -Më pas do të nisemi drejt Altamura.I njohur për bukën tradicionale “Pane di Altamura”, e mbrojtur me certifikatë DOP, si dhe për trashëgiminë e pasur historike. Qyteti ka origjinë antike dhe është i famshëm për zbulimin e skeletit të njeriut të lashtë “Altamura Man”. Monumentet që vizitohen: Katedralja e Altamura-s (Duomo di Altamura), Muret antike megalitike. -Pas vizitës në Altamura, do të nisemi drejt hotelit ku është i organizuar akomodimi. -Akomodohemi në hotel dhe mbrëmje e lirë për konsumimin e darkës sipas dëshirës.
-Konsumimi i mëngjesit në hotel -Nisemi drejt Alberobello.Qyteti unik i “Trulli-ve”, shtëpive konike prej guri, të shpallura pasuri botërore nga UNESCO.Është një nga fshatrat më piktoreskë të Italisë jugore, me pamje përrallore. Monumentet që vizitohen: Zona Rione Monti, Chiesa di Sant’Antonio (kisha e ndërtuar si trullo). -Pas vizitës së Alberobello, do të vazhdojmë rrugën drejt Polignano a Mare, për një ndalesë të shkurtër. I njohur për shkëmbinjtë mbi det dhe plazhet e fshehura, është quajtur “Perla e Adriatikut”.Monumentet që vizitohen: Centro Storico, Statua e Domenico Modugno, Shëtitorja buzë detit. -Vazhdojmë rrugën drejt ndalesës së rradhës në Bari. Bari është kryeqyteti i Puglias, i njohur për portin e madh dhe jetën e gjallë mesdhetare.Është një qytet që kombinon historinë mesjetare me shëtitoren moderne buzë detit.Monumentet që vizitohen: Basilica di San Nicola, Katedralja e San Sabino, Castello Normanno-Svevo, Lungomare di Bari (shëtitorja buzë detit). -Pas vizitës në Bari, do të nisemi drejt aeroportit për kthimin drejt Tiranës. Kthimi: Bari → Aeroport → Tiranë