Budva - Ulqin 5 DITE

Budva - Ulqin 5 DITE

  • 5 Hours
  • Max People : 100
  • Min Age: 18
  • Pickup: Te terminali pas pallatit te sportit Asllan Rusi
Description

Akomodimi tek HOTEL ILLYRIA 4* ,ULQIN 

Data: 25-29 Qershor - 259€/P

2-6 ; 9-13 ; 16-20 ; 23-27 Korrik - 289€/P

6-10 ; 13-17 ; 20-24 ; 27-31 Gusht - 335€/P 

 

Shenim : Shetitjet me varke  jane opsionale dhe mund te behen ne te gjitha ditet e qendrimit .

Detaje të tjera:

1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.

2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.

3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.

4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.

5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi. 

6. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.

7. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.

8. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.

9. Për dëmtime të shkaktuara ndaj mjetit ose akomodimit, personi përgjegjës duhet të paguajë dëmin.

10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)

11. Në lidhje me Kosovën,Maqedoninë ose Malin e Zi kalimi mund të bëhet vetëm me kartë ID ose pashaportë, ndërsa për vendet e tjera jashtë Shqipërisë është e detyrueshme pashaporta.

12. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi. 

13. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.

14. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.

15. Agjensia ka të drejtën të shtyje orarin e nisjes kur bëhet fjalë për probleme teknike. 

16. Për probleme të mjetit të ndodhura gjatë udhëtimit dhe mosrregullimi ose zëvendësimi i tij ,agjensia bën rimbursim të pagesës (35%)

17. Vendet e para (10€/P) ose të dyta (5€/P) mund të rezervohen paraprakisht ndërsa vendet pasardhëse zihen vetëm në nisje.

18. Për cdo vonesë te personave në momentin e nisjes dhe gjatë udhëtimit duke mos informuar paraprakisht, guida ka të drejtën te niset dhe klienti mund të bashkohet me grupin në mënyrë private në ndalesën e rradhës.

19 Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.

20. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.

Price Includes
Transporti vajte - ardhje sipas itinerarit
Akomodimi ne hotel
Mengjesi dhe darka per cdo dite qendrimi ne hotel
Transporti hotel – plazh dhe anasjelltas
Mbremje festive prane hotelit (opsionale)
Price Excludes
Shetitje me varke Plazhi i Madh (8 euro personi )
Shetitje me varke ne Plazhin Valdanos (12 euro personi )
Shetitje me varke ne Ulqinin e Vjeter ( 17 euro personi )
Shetitje me varke ne lumin Buna ne kufi me Shqiperine (18 euro personi )
Fishpicknik 6 ore plazh privat , Dreke (peshk ,sallate,pije pa limit) (40 euro personi)
Itinerary

Nisja nga Tirana në orën 06:30 tek terminali mbrapa pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Ndalesë për kafe (në Lezhë ose pas kufirit) Vazhdojmë drejt pamjes panoramike të Shën Stefanit. (15-20 min) ~Më pas nisemi drejt Budvës, ku keni mundësi te beni xhiro me varke (opsionale) Shijojme pamjen e mrekullueshme te qytetit te vjeter te Budves, ku mund te konsumoni dhe dreken (opsionale). Nisemi drejt Ulcinit ku do vizitojme atraksionet me te bukura te qytetit si: Kalaja e Ulcinit,Pazari i vjeter etj. Me pas nisemi drejt hotel ILLYRIA ku do te behet akomodimi ne hotel. Konsumojmë darken ne hotel. Kohe e lire per te shijuar atmosferen fantastike qe vetem Ulcini di te ofroje .

Konsumimi i mëngjesit ne hotel. Nisemi drejt plazhit te vogel,kohe e lirë per plazh deri ne oren 19:30 ku do te behet transfera nga plazhi ne hotel. Konsumimi i darkes ne hotel .Kohe e lire ne mbremjë.

Konsumimi i mëngjesit në hotel. Nisemi drejt plazhit te madh ,kohe e lire per plazh deri ne oren 19:30 ku do te behet transfera nga plazhi ne hotel. Konsumimi i darkes ne hotel .Kohe e lire ne mbremjë .

Konsumimi i mëngjesit ne hotel. Nisemi drejt plazhit te Valdanos,kohe e lirë per plazh deri ne oren 19:30 ku do te behet transfera nga plazhi ne hotel Konsumimi i darkes ne hotel .Kohe e lire ne mbremje

Konsumimi i mëngjesit ne hotel. Nisemi drejt Ada Bojana , kohe e lire per foto dhe xhiro me varke (opsionale) Me pas nisemi drejt Shkodres kur do te bejmë një ndalesë 30 minuta . Kthimi ne Tirane ne mbremjë.

Location
SAVE 16%
From €309 €259
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}

Selectours Verified

Member Since May 2022

from
€309 €259
WhatsApp