Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Akomodimi:
Hotel 4* Mengjes + darke - 79€/P
Detaje të tjera:
1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.
2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.
3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.
4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.
5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi.
6. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.
7. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.
8. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.
9. Për dëmtime të shkaktuara ndaj mjetit ose akomodimit, personi përgjegjës duhet të paguajë dëmin.
10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)
11. Në lidhje me Kosovën,Maqedoninë ose Malin e Zi kalimi mund të bëhet vetëm me kartë ID ose pashaportë, ndërsa për vendet e tjera jashtë Shqipërisë është e detyrueshme pashaporta.
12. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi.
13. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.
14. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.
15. Agjensia ka të drejtën të shtyje orarin e nisjes kur bëhet fjalë për probleme teknike.
16. Për probleme të mjetit të ndodhura gjatë udhëtimit dhe mosrregullimi ose zëvendësimi i tij ,agjensia bën rimbursim të pagesës (35%)
17. Vendet e para (10€/P) ose të dyta (5€/P) mund të rezervohen paraprakisht ndërsa vendet pasardhëse zihen vetëm në nisje.
18. Për cdo vonesë te personave në momentin e nisjes dhe gjatë udhëtimit duke mos informuar paraprakisht, guida ka të drejtën te niset dhe klienti mund të bashkohet me grupin në mënyrë private në ndalesën e rradhës.
19 Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.
20. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.
Politikat e fëmijëve:
0-2.99 vjec është falas
3-5.99 vjeç paguan gjysmën e cmimit
Mbi 6 vjec paguan cmimin të plotë
• Nisja nga Tirana në orën 05:00 tek terminali ,pas pallatit të sportit "Asllan Rusi”. • Pas kalimit të pikës doganore të Murriqanit, ndalesë për të konsumuar mëngjesin, • Vazhdojmë drejt rivierës së Malit të Zi me një ndalesë për të shijuar panoramën që na ofron Ishulli i Shën Stefanit dhe mundësi për të ruajtur kujtime me fotografi. • Vijojmë me një ndalesë në Porto Montenegro, Tivat ku do kemi mundësi për një pushim të shkurtër për fotografi apo dhe konsumim të drekës. • Më pas përmes kalimit me traget nga Tivati nisemi drejt pikës kufitare Mal I Zi – Kroaci. • Mbërritja në Dubrovnik aty ku dhe do të akomodohemi në hotel. Pasdite e lirë dhe konsumimi i darkes në ambientet e hotelit.
• Check out dhe konsumimi i mëngjesit në hotel. • Nisim vizitën në qytetin e vjeter te Dubrovnikut i cili cilësohet si një nga perlat e Adriatikut. • Raguza ka qene gjithmone urë komunikimi për Europen ku është dhe pjesë e Trashëgimisë Kulturore në UNESCO. • Vizita në qytet përfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujëmbledhësi Onofrio, Farmacia e Vjetër, Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit , Pallati i Dukës • Pas vizitës në Dubrovnik, do te nisemi për në Mal të Zi duke konsumuar dhe drekën përgjatë rrugës, më pas drejt Muriqanit per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit Shqiptar. • Kthimi në Tiranë në mbrëmje