Dubrovnik-Budva-Kotor (3 dite)

  • 3 Days
  • Max People : 100
  • 2-4 , 9-11 , 16-18 , 23-35 Maj ;
  • Pickup: Tek terminali pas pallatit te Sportit Asllan Rusi.
Description

Perjetoni kenaqesine e 3 diteve te paharrueshme ne zemren e Adriatikut.

Dubrovnik (Kroaci): Perlë e Adriatikut, qytet i famshëm për muret mesjetare, qytetin e vjetër të ruajtur në mënyrë perfekte dhe rolin e tij në serialin “Game of Thrones”. Është një nga destinacionet më të vizituara në Evropën Juglindore.

Budva (Mali i Zi): Qytet bregdetar shumë i njohur për plazhet me rërë, jetën e gjallë nate dhe qytetin e vjetër mesjetar të rrethuar me mure. Shquhet për atmosferën turistike dhe festat verore.

Kotor (Mali i Zi): Qytet historik në një gjirin piktoresk, i rrethuar nga male dhe mure mbrojtëse. I mbrojtur nga UNESCO, Kotor ofron rrugica të ngushta, kisha të vjetra dhe pamje mahnitëse nga Kalaja e San Giovanni.

 

Detaje të tjera:

1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.

2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.

3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.

4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.

5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi. 

6. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.

7. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.

8. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.

9. Për dëmtime të shkaktuara ndaj mjetit ose akomodimit, personi përgjegjës duhet të paguajë dëmin.

10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)

11. Në lidhje me Kosovën,Maqedoninë ose Malin e Zi kalimi mund të bëhet vetëm me kartë ID ose pashaportë, ndërsa për vendet e tjera jashtë Shqipërisë është e detyrueshme pashaporta.

12. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi. 

13. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.

14. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.

15. Agjensia ka të drejtën të shtyje orarin e nisjes kur bëhet fjalë për probleme teknike. 

16. Për probleme të mjetit të ndodhura gjatë udhëtimit dhe mosrregullimi ose zëvendësimi i tij ,agjensia bën rimbursim të pagesës (35%)

17. Vendet e para (10€/P) ose të dyta (5€/P) mund të rezervohen paraprakisht ndërsa vendet pasardhëse zihen vetëm në nisje.

18. Për cdo vonesë te personave në momentin e nisjes dhe gjatë udhëtimit duke mos informuar paraprakisht, guida ka të drejtën te niset dhe klienti mund të bashkohet me grupin në mënyrë private në ndalesën e rradhës.

19 Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.

20. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.

 

Politikat e fëmijëve:

0-2.99 vjec është falas

3-5.99 vjeç paguan gjysmën e cmimit

Mbi 6 vjec paguan cmimin të plotë

Price Includes
1- Transporti vajtje-ardhje.
2- Akomodimi ne hotel
3- Mengjesi
4- Guida shoqeruese
Price Excludes
Drekat, darkat dhe shpenzimet personale
Taksa e turistit 2€ personi/nate
Taksa 3.5 €/person për vizitë të qytetit të Dubrovnikut
Xhiroja me anije
Taksat e turistit per vizite ne qytetin e Kotorit

Travel Styles

Cultural
Nature & Adventure
Activities
UNESCO
Small Ship Cruises
Itinerary

Nisja nga Tirana në orën 06:30 nga terminali pas Pallatit të Sportit Asllan Rusi . Nisja nga Durresi ne 05:45-06:00 (me pagese ekstra 5€/P) . Fillojme udhetimin , ku nisemi drejt doganes se Muriqanit dhe ndalesa e radhes eshte ne pamjen panpramike te Ishullit te Shen Steafanit . Bejme nje ndalese per rreth 10-15 minuta dhe vazhdojme drejt qytetit te Kotorit . Aty do te kemi mundesi te vizitojme disa nga atraksionet me turistike , ku gjthashtu mund te bejme edhe xhiron me varke (opsionale me pagese esktra) . Mund te konsumohet dhe dreka nen sugjerimin e guides . Vazhdojme drejt Budves , ku behet gjithashtu nje vizite ne qytet ne pikat me kryesore dhe nisemi drejt Ulqinit . Akomodohemi ne hotel dhe me pas mbremja eshte e lire .

Tirane - Kotor - Budva - Ulqin

Pas konsumimit te mengjesit ne hotel , nisemi per te vizituar nje nga destinacionet me te bukura te Adriatikut , Dubrovnikun . Do te bejme nje vizite ne pikat kryesore si : Manastirin Francescan & Domenican; Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter,Katedralja e qytetit . Mund te behet konsumimi i drekes dhe me pas vazhdojme eksplorimin e qytetit . Ne mbremje kthehemi ne hotel .

Ulqin - Dubrovnik

Pas konsumit te mengjesit e hotel , niemi per te vizituar qytetin e Ulqinit ku ndaohet ne disa ga pikat me kryesore te qytetit .Vizitohet gjithashtu edhe ne ishullin e Rivieres Malazeze . Konsumohet dreka nen sugjerimin e guides dhe me pas behet nisja per ne Tirane . Bejme disa ndalesa te shkurtra rruges per te ogruar nje udhetim sa me komod . Kthimi ne Tirane ne mbremje .

Ulqin - Tirane
From €115
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}
from
€115
WhatsApp