Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Cfare ju duhet me vete?
-Pasaporte
Detaje te tjera:
-Nuk mbajmë pergjegjesi ne rast kthimi në dogane për shkak të ekspulseve apo mungesës së mjeteve të Identifikimit
Pershkrim:
I quajtur shpesh “Perla e Adriatikut”, Dubrovniku nuk njihet vetëm falë detit të kaltër e të kulluar, por edhe prej trashëgimnisë së vyer historike e kulturore. Qyteti, i kornizuar nga muret antikë, ruan me fanatizëm një traditë të gjallë artistike e cila shihet dhe ndihet kudo që shtrin vështrimin, duke nisur që nga kështjellat mesjetare, kishat, monumentet dhe ndërtesat e Epokës së Rilindjes e të stilit Barok.Dubrovniku është një harmonizim mes ngjyrave, aromave, kulturës dhe gjallërisë të cilat risjellin Mesjetën dhe Rilindjen në formën e tyre më moderne.
Nisja nga Tirana në orën 05:00 tek terminali pas pallatit te Sportit Asllan Rusi Pas kalimit te pikes doganore Murriqan, ndalese per te konsumuar mengjesin, Me pas drejtohemi drejt qytezes se Cavtatit ku do te akomodohemi ne hotel. Konsumimi i darkes ne hotel ose ne restorant. Opsionale. Pasditen mund ta kaloni duke shetitur te lire ne Cavtat.
Pas mengjesit ne hotel nisim viziten ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit , Pallati i Dukes Me pas do te vizitojme Uren Tudjuman Nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit Shqiptar.