Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Data: 23-27 Qershor: 209€/Personi
Data: 16-20 Korrik: 259€/Personi
Data: 13-17, 26-30 Gusht: 289€/ Personi
Detaje të tjera:
1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.
2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.
3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.
4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.
5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi.
6. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.
7. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.
8. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.
9. Për dëmtime të shkaktuara ndaj mjetit ose akomodimit, personi përgjegjës duhet të paguajë dëmin.
10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)
11. Në lidhje me Kosovën,Maqedoninë ose Malin e Zi kalimi mund të bëhet vetëm me kartë ID ose pashaportë, ndërsa për vendet e tjera jashtë Shqipërisë është e detyrueshme pashaporta.
12. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi.
13. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.
14. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.
15. Agjensia ka të drejtën të shtyje orarin e nisjes kur bëhet fjalë për probleme teknike.
16. Për probleme të mjetit të ndodhura gjatë udhëtimit dhe mosrregullimi ose zëvendësimi i tij ,agjensia bën rimbursim të pagesës (35%)
17. Vendet e para (10€/P) ose të dyta (5€/P) mund të rezervohen paraprakisht ndërsa vendet pasardhëse zihen vetëm në nisje.
18. Për cdo vonesë te personave në momentin e nisjes dhe gjatë udhëtimit duke mos informuar paraprakisht, guida ka të drejtën te niset dhe klienti mund të bashkohet me grupin në mënyrë private në ndalesën e rradhës.
19 Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.
20. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.
Politikat e fëmijëve:
0-2.99 vjec është falas
3-5.99 vjeç paguan gjysmën e cmimit
Mbi 6 vjec paguan cmimin të plotë
🔹Nisja nga Tirana ne oren 4.00 tek terminali pas pallatit te Sportit Asllan Rusi 🔹Vazhdojme drejt kufirit te Qafe Botes. 🔹Ndalesen e pare do ta bejme ne qytetin e Parges per rreth 2 ore. 🔹Vizite e qytetit dhe e shetitores buze detit. 🔹Konsumimi i drekes. 🔹Nisemi drejt ishullit te Lefkades ku do te akomodohemi tek Nirikios Hotel. 🔹Kohe e lire per plazh. 🔹Darka e lire ne tavernat e zones.
🔹Mengjesi ne hotel. 🔹Nisemi drejt qendres me te famshme turistike te ishullit Nidri. 🔹Ne oren 10.00 do te marrim anijen dhe do te nisemi per te vizituar bregdetet me te bukura te Lefkades: Porto Katiski, Meganisi dhe shpellen Papanikolis ku do te ndalojme cdo 2 ore ne secilin ishull. 🔹Ndalese ne ishullin me te madh te detit Jon, Kefalonia dhe ne ishullin e Odisese Itaka. 🔹Rreth ores 18.30 kthehemi ne Nidri, ndalese per kafe dhe me pas nisemi drejt hotelit.
🔹Konsumimi i mengjesit. 🔹Nisemi per plazh ne Kathisma-Lefkada. 🔹Konsumimi i drekes. 🔹Kthimi ne hotel. 🔹Kohe e lire per party e organizuar ne anije.
🔹Konsumimi i mengjesit. 🔹Dite e lire per te bere plazh nen sygjerimin e guides.
🔹Konsumimi i mengjesit 🔹Nisemi drejt Prevezes. 🔹Ndalese ne Preveze. Kohe e lire per plazh 🔹Konsumimi i Drekes 🔹Vazhdojme rrugen drejt Tiranes , duke kryer dhe ndalesa te shkurtra gjate udhetimit,