Lepushe - Vermosh - Plave - Guci - Vuthaj

  • 2 Days
  • Max People : 100
  • 26-27 Prill 3-4; 10-11; 17-18; 24-25 Maj
  • Pickup: Tek terminali pas pallatit te Sportit Asllan Rusi.
Description

Plavë është një qytet malor i bukur në juglindje të Malit të Zi, i vendosur në luginën e lumit Lim, pranë kufijve me Shqipërinë dhe Kosovën. I njohur për natyrën e tij të paprekur dhe trashëgiminë kulturore, Plavë ofron një përvojë unike për vizitorët që kërkojnë aventura malore dhe relaksim në natyrë.

Akomodimi : dhome dyshe 75€/P

                   : dhome treshe/katershe 69€/P

 

Detaje të tjera:

1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.

2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.

3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.

4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.

5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi. 

6. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.

7. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.

8. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.

9. Për dëmtime të shkaktuara ndaj mjetit ose akomodimit, personi përgjegjës duhet të paguajë dëmin.

10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)

11. Në lidhje me Kosovën,Maqedoninë ose Malin e Zi kalimi mund të bëhet vetëm me kartë ID ose pashaportë, ndërsa për vendet e tjera jashtë Shqipërisë është e detyrueshme pashaporta.

12. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi. 

13. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.

14. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.

15. Agjensia ka të drejtën të shtyje orarin e nisjes kur bëhet fjalë për probleme teknike. 

16. Për probleme të mjetit të ndodhura gjatë udhëtimit dhe mosrregullimi ose zëvendësimi i tij ,agjensia bën rimbursim të pagesës (35%)

17. Vendet e para (10€/P) ose të dyta (5€/P) mund të rezervohen paraprakisht ndërsa vendet pasardhëse zihen vetëm në nisje.

18. Për cdo vonesë te personave në momentin e nisjes dhe gjatë udhëtimit duke mos informuar paraprakisht, guida ka të drejtën te niset dhe klienti mund të bashkohet me grupin në mënyrë private në ndalesën e rradhës.

19 Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.

20. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.

 

Politikat e fëmijëve:

0-2.99 vjec është falas

3-5.99 vjeç paguan gjysmën e cmimit

Mbi 6 vjec paguan cmimin të plotë

Price Includes
Transporti vajtje-ardhje
Guida shoqeruese
Akomodimi ne Hotel/Bujtine
Mengjesi dhe Darka
Guida Shoqeruese
Foto me aparat profesional
Price Excludes
Drekat dhe shpenzimet personale
Bileta per viziten ne Kullen Rexhebagic

Travel Styles

Nature & Adventure
Activities
ALPS
Culinary
Family
Trekking
Itinerary

Nisja nga Tirana ne oren 06:30 Terminali "pallati i sportit Asllan Rusi". Ndalese e shkurter per kafen e mengjesit. Vazhdojme rrugen per te Leqet e Hotit, kohe e lire per foto ne ballkonin panoramik. Nisemi drejt fshatit alpin te Tamares, mundesi zhytjeje te pusi i Cemit. Pas vizites ne Tamare vazhdojme udhetimin per ne Lepushe. Ecje ne natyre per te ujevara e Lepushes, gjithashtu konsumojme dreken. Pas procedurave ne piken kufitare ne Vermosh i drejtohemi Gucise. ️Arrijme ne Guci, vizite te liqeni i Plaves, me deshire vizitohet kulla Rexhepagiç (kosto ekstra 1-2€). Nisemi drejt Vuthaj,ku behet akomodimi. Konsumojme darken ne hotel/bujtine.

Pasi konsumojme mengjesin ne hotel nisemi drejt Krojeve te Ali Pashe Gucise. Me pas vizitojme ujevaren Gërla ne Vuthaj. Vazhdojme turin ne atraksionin tjeter turistik, Syri i Kalter te Skafkacit . Konsumojme dreken ne zemer te Alpeve Vuthaj. Vizitojme skajin kufitar me verior i Shqiperise, Vermoshin. Vizite e Kishes se fshatit dhe lugines se Vermoshit. Ne kthim bejme nje ndalese te shkurter ne Shkoder. Mberritja me Tirane ne mbremje .

From €75
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}

Selectours Verified

Member Since May 2022

from
€75
WhatsApp