Medjugore - Ujëvara e Kravicës - Mostar 2 Dite

  • 2 Days
  • Max People : 100
  • 26-27 Prill 3-4; 10-11; 17-18; 24-26 Maj
  • Pickup: Tek terminali mbrapa pallatit te Sportit Asllan Rusi
Description
Mostari gjendet në brigjet e lumit Neretva dhe është një nga qytetet më të mëdha në Bosnjë. Qyteti ishte me rëndësi të veçantë gjatë shekujve të sundimit osman nga viti 1482 deri në vitin 1878, kur u ndërtuan shumë struktura të bukura dhe të rëndësishme islame, duke përfshirë Xhaminë Kara Ozbegora.

 

 Detaje te tjera 

1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.

2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.

3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.

4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.

5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi. 

6. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.

7. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.

8. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.

9. Për dëmtime të shkaktuara ndaj mjetit ose akomodimit, personi përgjegjës duhet të paguajë dëmin.

10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)

11. Në lidhje me Kosovën,Maqedoninë ose Malin e Zi kalimi mund të bëhet vetëm me kartë ID ose pashaportë, ndërsa për vendet e tjera jashtë Shqipërisë është e detyrueshme pashaporta.

12. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi. 

13. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.

14. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.

15. Agjensia ka të drejtën të shtyje orarin e nisjes kur bëhet fjalë për probleme teknike. 

16. Për probleme të mjetit të ndodhura gjatë udhëtimit dhe mosrregullimi ose zëvendësimi i tij ,agjensia bën rimbursim të pagesës (35%)

17. Vendet e para (10€/P) ose të dyta (5€/P) mund të rezervohen paraprakisht ndërsa vendet pasardhëse zihen vetëm në nisje.

18. Për cdo vonesë te personave në momentin e nisjes dhe gjatë udhëtimit duke mos informuar paraprakisht, guida ka të drejtën te niset dhe klienti mund të bashkohet me grupin në mënyrë private në ndalesën e rradhës.

19 Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.

20. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.

 

Politikat e fëmijëve:

0-2.99 vjec është falas

3-5.99 vjeç paguan gjysmën e cmimit

Mbi 6 vjec paguan cmimin të plotë

 

 

Price Includes
Transporti vajtje-ardhje
Akomodimi ne hotel 4*
Mengjesi + Darka
Guida (shoqeruesi i grupit)
Lojera dhe dhurata gjate udhetimit
Price Excludes
Drekat dhe shpenzimet personale
Bileta per Ujevaren e Kravices
Taksa e turistit 2€/ P

Travel Styles

Cultural
Nature & Adventure
Activities
Festival & Events
Culinary
Itinerary

Nisja ne oren 05:00 tek terminali mbrapa pallatit te Sportit Asllan Rusi. Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit ku kryejme procedurat e nevojshme doganore. Pas kalimit në territorin e Malit të Zi, ndalesa e parë do të jetë në ujevarën ”Niagara” në Tuz. Ndalesë për kafe dhe shume foto. Vazhdimi i udhëtimit me pas drejtë Bosnje dhe Hercegovinës. Vizitë në Mostar ose ndryshe qyteti i meneksheve ku do të kemi mundësinë të shohim: – Urën e famshme të Mostarit; – Rrugën e famshme te mjeshtërve të vjetër; – Xhaminë e madhe; – Katedralen e betontë të Mostarit (e vetmja në Europë); Kohë e lirë më pas për të shëtitur në qytetin e vjetër të Mostarit. Pas vizitës së Mostarit, vazhdimi udhëtimit për në Medjugorje. Akomodimi në hotel.

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, vizitojmë Medugorjen ose vendi i ”Gospa Mira” (Zonja e Paqes) si dhe Katedralen e Shenjtë të qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar.jj Nisja më pas drejt vendit ku është shfaqur Shën Mëria dhe në shtatoren që qan, vendi i mrekulllive për shumë besimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme. Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës, në një nga mrekullitë e natyrës. Vazhdimi i udhëtimit për kthim në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë Fundi i shërbimit tonë.

Location
From €69
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}

Selectours Verified

Member Since May 2022

from
€69
WhatsApp