Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Zbuloni magjinë e Mesdheut në një udhëtim dyditor që përfshin elegancën e Monakos, bregdetin e artë të Nices, hijeshinë italiane të Sanremos dhe hijen urbane të Milanos. Një përvojë intensive, e pasur me kulturë, pamje mahnitëse dhe përjetime unike!
Është vendi i dytë më i vogël në botë, pas Vatikanit.
I njohur për Kazino Monte-Carlo, Grand Prix dhe luksin ekstrem.
Ka më shumë milionerë për metër katror sesa çdo vend tjetër në botë!
Pjesë e rivierës franceze, me një nga shëtitoret më të famshme: Promenade des Anglais.
Picasso dhe Matisse kanë kaluar vite të tëra duke u frymëzuar nga drita dhe ngjyrat e Nice-s.
Ka mbi 300 ditë me diell në vit – perfekt për pushime!
I njohur si “Qyteti i Luleve” për shkak të klimës dhe festivaleve florale.
Është shtëpia e Festivalit të Sanremos, festivali më i famshëm i muzikës në Itali.
Ka një shëtitore detare super të qetë dhe romantike, ideale për mbrëmje relaksuese.
Është kryeqyteti i modës dhe dizajnit në Itali (dhe botë!).
Në Duomo di Milano mund të ngjitesh në tarracë dhe të shohësh gjithë qytetin.
Shtëpia e Leonardo da Vinci-t dhe pikturës së famshme Darka e Fundit.
Dita e Parë –Nice, Monaco Takimi me guidën në aeroportin e Nice. Fillojme me vizitën e qytetit të Nice. Vizitat përfshijnë: Promenade des Anglais, një bulevard i gjatë përgjatë detit për shëtitje relaksuese. Vieux Nice, lagjja historike me rrugicat e kalldrëmta dhe tregun e famshëm Cours Saleya. Colline du Château, një park që ofron pamje mbresëlënëse mbi qytet. Place Masséna, një shesh elegant dhe i gjallë, i rrethuar nga ndërtesa neoklasike. Vijojmë me Monaco dhe Monte Carlo: Vizitat përfshijnë: Shkëmbi i Monakos dhe Pallati i Princit, me pamje panoramike të jashtëzakonshme. Lungomare Albert I dhe pistat e famshme të garave të Formula 1-shit. Sheshi i Kazinos, ku ndodhet kazinoja ikonike dhe hotelet luksoze. Kohë për foto dhe eksplorim të qytetit.
Dita e Dytë – Sanremo, Milano Zgjimi dhe mëngjesi në hotel Vizitë në qytet në Sanremo: Rrugët e famshme të Sanremos, duke përfshirë Corso Matteotti, i njohur për dyqanet elegante dhe atmosferën e gjallë. Teatri Ariston, i famshëm për Festivalin e Këngës Italiane (Sanremo). Kasinoja e Sanremos, një ndërtesë historike me arkitekturë të shkëlqyer. Villa Nobel, rezidenca e Alfred Nobel-it, tani një muze interesant. Përfundojmë turin ne Milano: zemra e Italisë moderne dhe vendi i artit e historisë Vizitojme katedralen Duomo, një nga katedralet më mahnitëse në botë dhe Galeria Vittorio Emanuele. Kthimi për në aeroport.