Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Sarajeva është kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës, një qytet i pasur me histori, kulturë dhe natyrë.Sarajeva është një qytet që bashkon të kaluarën dhe të tashmen, ku kultura, historia dhe mikpritja e ngrohtë e banorëve krijojnë një përvojë të paharrueshme për çdo vizitor.
Detaje të tjera:
1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.
2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.
3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.
4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.
5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi.
6. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.
7. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.
8. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.
9. Për dëmtime të shkaktuara ndaj mjetit ose akomodimit, personi përgjegjës duhet të paguajë dëmin.
10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)
11. Në lidhje me Kosovën,Maqedoninë ose Malin e Zi kalimi mund të bëhet vetëm me kartë ID ose pashaportë, ndërsa për vendet e tjera jashtë Shqipërisë është e detyrueshme pashaporta.
12. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi.
13. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.
14. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.
15. Agjensia ka të drejtën të shtyje orarin e nisjes kur bëhet fjalë për probleme teknike.
16. Për probleme të mjetit të ndodhura gjatë udhëtimit dhe mosrregullimi ose zëvendësimi i tij ,agjensia bën rimbursim të pagesës (35%)
17. Vendet e para (10€/P) ose të dyta (5€/P) mund të rezervohen paraprakisht ndërsa vendet pasardhëse zihen vetëm në nisje.
18. Për cdo vonesë te personave në momentin e nisjes dhe gjatë udhëtimit duke mos informuar paraprakisht, guida ka të drejtën te niset dhe klienti mund të bashkohet me grupin në mënyrë private në ndalesën e rradhës.
19 Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.
20. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.
Politikat e fëmijëve:
0-2.99 vjec është falas
3-5.99 vjeç paguan gjysmën e cmimit
Mbi 6 vjec paguan cmimin të plotë
Nisja ne oren 05:00, pas pallatit te sportit " Asllan Rusi" Nisja nga Durresi, ne oren 04:00 tek stacioni i trenit. Vazhdojme udhetimin ku fillimisht do te ndalojme ne dogane per procedurat e nevojshme dhe me pas ndalesa per konsumimin e mengjesit/kafe. Me pas do te nisemi drejt Mostarit, ku do te vizitojme: Uren e famshme te qytetit, dyqanet e vjetra te mjeshterve te zones, Xhamine e madhe dhe Katerdralen Moderne. Pas Mostarit, do te vazhdojme rrugen drejt Sarajeves. Akomodimi ne hotel. Konsumojme darken ne ambientet e hotelit.
Konsumimi i mengjesit ne hotel Gjate dites se dyte do te kemi kohe per te eksploruar qytetin e bukur te Sarajeves. Vizitojme xhamite dhe kishat mbreselenese te Sarajeves, Oborrin e familjes mbreterore te Hasburgve, Vrela Bosna ose ndryshe Mushkerite e Sarajeves. Do te konsumojme dreken ne nje nga restorantet e qytetit ,nen sygjerimin e guides. Me pas do te akomodohemi perseri ne hotel. Kohe e lire dhe konsumimi i darkes ne ambientet e hotelit.
Konsumimi i mengjesit ne hotel. Nisemi drejt Medjugore, ku do te vizitojme katedralen e Shenjte. Me pas do te vazhdojme rrugen drejt Ujevares se Kravices. Pasi te mbarojme viziten e ujevares, do te nisemi drejt Tiranes me ndalesa gjate rruges. Mberritja ne Tirane gjate mbremjes