Sarande-Gjirokaster-Ksamil 3 Ditë

  • 3 Days
  • Max People : 100
  • 20-22 ; 27-29 Qershor ;
Description

Saranda është një qytet bregdetar i vendosur në jug të Shqipërisë, buzë detit Jon, dhe është një nga destinacionet më të njohura të Rivierës Shqiptare. I njohur për ujin e tij të kristaltë, plazhet me rërë të bardhë dhe klimën mesdhetare me mbi 300 ditë diell në vit, Saranda ofron një kombinim të shkëlqyer midis relaksit bregdetar dhe pasurisë kulturore dhe historike.

Gjirokastra është një qytet historik i vendosur në jug të Shqipërisë, i njohur si “Qyteti i Gurit” për shkak të arkitekturës së tij karakteristike dhe të ruajtur mirë. Qendra e qytetit është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që daton që nga periudha osmane, me më shumë se 500 shtëpi të klasifikuara si monumente kulture.


Cmimi: 99€/P 
Akomodimi tek Hotel Edina 

Detaje të tjera:

1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.

2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.

3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.

4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.

5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi. 

6. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.

7. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.

8. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.

9. Për dëmtime të shkaktuara ndaj mjetit ose akomodimit, personi përgjegjës duhet të paguajë dëmin.

10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)

11. Në lidhje me Kosovën,Maqedoninë ose Malin e Zi kalimi mund të bëhet vetëm me kartë ID ose pashaportë, ndërsa për vendet e tjera jashtë Shqipërisë është e detyrueshme pashaporta.

12. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi. 

13. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.

14. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.

15. Agjensia ka të drejtën të shtyje orarin e nisjes kur bëhet fjalë për probleme teknike. 

16. Për probleme të mjetit të ndodhura gjatë udhëtimit dhe mosrregullimi ose zëvendësimi i tij ,agjensia bën rimbursim të pagesës (35%)

17. Vendet e para (10€/P) ose të dyta (5€/P) mund të rezervohen paraprakisht ndërsa vendet pasardhëse zihen vetëm në nisje.

18. Për cdo vonesë te personave në momentin e nisjes dhe gjatë udhëtimit duke mos informuar paraprakisht, guida ka të drejtën te niset dhe klienti mund të bashkohet me grupin në mënyrë private në ndalesën e rradhës.

19 Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.

20. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.

 

Politikat e fëmijëve:

0-2.99 vjec është falas

3-5.99 vjeç paguan gjysmën e cmimit

Mbi 6 vjec paguan cmimin të plotë

Price Includes
Transporti vajtje-ardhje
Akomodimi në hotel
Mëngjesi
Guida shoqeruese

Travel Styles

Nature & Adventure
Activities
Special Interest
Itinerary

Nisja nga Tirana, pas Pallatit Asllan Rusi në orën 6:30 të mëngjesit. Vazhdojmë udhëtimin drejt Gjirokastrës ku do të vizitojmë pazarin, kalanë dhe shtëpinë e Kadaresë, etj. Nisemi për vizitë drejt Syrit te Kalter, rreth 20 minuta ecje dhe bileta kushton 50 Lekë. Më pas nisemi drejt Sarandës ,ku do të akomodohemi në hotel dhe kohë e lirë për plazh. Mbrëmje e lirë për konsumimin e darkës.

Konsumimi i mëngjesit në hotel. Opsionale: Turi me anije (25€/P) për të vizituar bregdetin e jugut: Krorez ; Kakome ; Kepi i Qefalit. Pjesa tjetër e grupit që nuk dëshiron turin me anije, mund të qëndrojë dhe relaksohet në plazhin e qytetit. Pas turit të mrekullueshëm me anije, akomodohemi përseri në hotel. Gjatë mbrëmjes nisemi për vizitë në kalanë e Lëkurasit. Darka e lirë sipas dëshirës ose sygjerime të guidës.

Konsumohet mëngjesi në hotel dhe nisemi drejt Ksamilit . Akomodohemi në një nga plazhet e sugjeruara nga guida . Kohë e lirë për të bërë plazh dhe mund të konsumohet dreka . Nisemi drejt Tiranës duke berë ndalesa të shkurtra rrugës që udhëtimi të jetë sa më komod . Mbërritja në Tiranë në mbrëmje .

Location
SAVE 9%
From €109 €99
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}

Selectours Verified

Member Since May 2022

from
€109 €99
WhatsApp