Plazh ne Sarande - Ksamil 5 dite

Plazh ne Sarande - Ksamil 5 dite

  • 5 Hours
  • Max People : 100
Description

Saranda është një qytet bregdetar i vendosur në jug të Shqipërisë, buzë detit Jon, dhe është një nga destinacionet më të njohura të Rivierës Shqiptare. I njohur për ujin e tij të kristaltë, plazhet me rërë të bardhë dhe klimën mesdhetare me mbi 300 ditë diell në vit, Saranda ofron një kombinim të shkëlqyer midis relaksit bregdetar dhe pasurisë kulturore dhe historike.

Data : 25-29 Qershor - 179€/P 

9-13 ; 16-20 ; 23-27 Korrik - 225€/P

6-10 ; 13-17 ; 20-24 ; 27-31 Gusht - 255€/P

 

Detaje të tjera:

1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.

2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.

3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.

4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.

5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi. 

6. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.

7. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.

8. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.

9. Për dëmtime të shkaktuara ndaj mjetit ose akomodimit, personi përgjegjës duhet të paguajë dëmin.

10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)

11. Në lidhje me Kosovën,Maqedoninë ose Malin e Zi kalimi mund të bëhet vetëm me kartë ID ose pashaportë, ndërsa për vendet e tjera jashtë Shqipërisë është e detyrueshme pashaporta.

12. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi. 

13. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.

14. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.

15. Agjensia ka të drejtën të shtyje orarin e nisjes kur bëhet fjalë për probleme teknike. 

16. Për probleme të mjetit të ndodhura gjatë udhëtimit dhe mosrregullimi ose zëvendësimi i tij ,agjensia bën rimbursim të pagesës (35%)

17. Vendet e para (10€/P) ose të dyta (5€/P) mund të rezervohen paraprakisht ndërsa vendet pasardhëse zihen vetëm në nisje.

18. Për cdo vonesë te personave në momentin e nisjes dhe gjatë udhëtimit duke mos informuar paraprakisht, guida ka të drejtën te niset dhe klienti mund të bashkohet me grupin në mënyrë private në ndalesën e rradhës.

19 Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.

20. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.

 

Politikat e fëmijëve:

0-2.99 vjec është falas

3-5.99 vjeç paguan gjysmën e cmimit

Mbi 6 vjec paguan cmimin të plotë

Price Includes
1•Transporti vajtje-ardhje
2•Akomodimi ne hotel me dhoma perkatese.
3•Mengjesi
4•Guida shoqeruese.
5•Transferta
Price Excludes
Shezllonet
Drekat dhe darkat
Gjithcka e pa permendur ne rubriken perfshihet.
Itinerary

~ Nisja nga Tirana pas pallatit te sportit "Asllan Rusi", ne oren 06:30. ~ Nisja nga Durresi te mbikalimi i Shkozetit ne oren 07:10. ~ Ndalese pergjate rruges per kafe. ~ Ndalesa e radhes ne Dhermi, ku do te kemi kohe te lire per plazh ne bregdetin e Jonit. ~ Me pas, nisemi drejt Sarandes. ~ Mberritja ne Sarande dhe akomodimi ne Hotel, me pas shfrytezojme mbremjen e lire, shetitje pergjate shetitores se Sarandes.

~Konsumimi i mengjesit ne hotel. ~Lundrim me Skaf, Krorez-Kakome-Kepi i Qefalit ,pergjate gjireve te bregdetit te jugut.(Opsional 25€ ekstra). ~Pjesa tjetër e grupit që nuk dëshiron turin me anije, mund të qëndrojë dhe relaksohet në plazhin e qytetit. ~ Pas plazhit rikthehemi ne Hotel. Mbremje e lire.

~ Konsumimi i mengjesit ne hotel. ~ Nisemi drejt Ksamilit. ~ Qendrimi ne plazh deri ne oren 17:30. ~ (Opsionale) Xhiro me skaf rreth ishujve e Ksamilit ~ Kthimi ne hotel.

~ Konsumimi i mengjesit. ~ Vazhdojme rrugen drejt plazhit te sygjeruar nga guida per tu relaksuar dhe shijuar detin e kristalte te jugut. ~ Kohe e lire per plazh deri pasdite. ~ Me pas kthehemi ne hotel dhe konsumojme darken ne restorantet e zones sipas deshires ose nen sygjerimin e guides. ~ Pas darkes, do te shijojme jeten e nates se qytetit.

~ Mengjesi ne Hotel. ~ Ndalese ne Syrin e Kalter. ~ Me pas nisemi drejt Gjirokastres ku do te vizitojme atraksionet kryesore si: Pazari , Kalane dhe Shtepine e Kadarese. ~ Nisemi drejt Tiranes me nje ndalese gjate rruges. ~ Mberritja ne Tirane.

Location
SAVE 10%
From €199 €179
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}

Selectours Verified

Member Since May 2022

from
€199 €179
WhatsApp