Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.



06:00 – Nisemi nga Tirana mbrapa Pallatit të Sportit Asllan Rusi . 06:40 – Nisja nga Durresi ne Plepa -Gjatë rrugës do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për kafe dhe pushim, për të shijuar freskinë e mëngjesit përpara se të vazhdojmë udhëtimin drejt Gjipesë. -Pas mbërritjes në Gjipe, do të akomodohemi në çadrat e kampingut, sipas kërkesave të bëra më parë. -Shënim: Nga parkimi deri në plazhin e Gjipesë ecja zgjat rreth 20 minuta në këmbë. Për transportin e çantave drejt plazhit mund të përdoren mjetet e zonës, kundrejt pagesës. -Pas akomodimit, dita do të jetë e lirë për plazh, relaks dhe shijim të natyrës së paprekur në “Gjirin e Perëndive”, një nga vendet më të veçanta të bregdetit shqiptar. – Eksplorim i Kanionit të Gjipesë -Pasdite do të takohemi me guidën për të nisur një eksplorim emocionues të Kanionit të Gjipesë. Ky vend ofron pamje të jashtëzakonshme natyrore dhe një eksperiencë ndryshe për të gjithë ata që duan pak aventurë, ecje dhe sfidë mes shkëmbinjve e litarëve të kanionit. -Në mbrëmje, do të krijojmë një atmosferë të ngrohtë dhe argëtuese pranë zjarrit të kampit ose në plazh. Së bashku me guidën do të organizohen lojëra, muzikë dhe aktivitete të ndryshme për të shijuar një mbrëmje të paharrueshme nën yje.