Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Dubrovniku është një nga qytetet më të bukura të Adriatikut, i vendosur në jug të Kroacisë, përgjatë bregdetit Dalmat. Ky qytet historik, i rrethuar nga mure mesjetare, ofron një pamje mahnitëse të detit dhe një arkitekturë që pasqyron trashëgiminë e tij shekullore. Kalldrëmet e vjetra të qytetit të vjetër, sheshet e mbushura me jetë dhe kështjellat madhështore e bëjnë Dubrovnikun një destinacion të veçantë për vizitorët. Përballë tij, deti i kaltër i Adriatikut shkëlqen nën rrezet e diellit, duke krijuar një kontrast të mrekullueshëm me muret prej guri të qytetit. Porti i vogël është i mbushur me jahte elegante dhe varka të vogla, të cilat përdoren nga turistët dhe vendasit për të eksploruar ishujt përreth.
Detaje të tjera:
1. Në momentin e kryerjes së rezervimit paraprak, afati për kryerjen e pagesës është 24-48h që rezervimi të quhet i mbyllur.
2. Në momentin që klienti kërkon të anullojë udhëtimin pasi pagesa është kryer, pagesa është e pakthyeshme.
3. Në rast anullimi nga agjencia, ku klienti njoftohet 1-3 ditë përpara nisjes, pagesa kthehet e plotë.
4. Për cdo ndryshim të secilit program të udhëtimeve në të mirë të të dyja palëve, klientët njoftohen 1-3 ditë përpara nisjes.
5. Kushtet atmosferike nuk janë të parashikueshme për realizimin e udhëtimit dhe për këtë shkak agjensia nuk mban përgjegjësi.
6. Për cdo ndryshim të vendit të akomodimit për shkaqe të ndryshme, klientët lajmërohen 1-3 ditë përpara nisjes dhe agjensia bën të mundur akomodimin në një variant me të njëjtin standart ose më të mirë.
7. Nëse krevati nuk do të jetë dopio, akomodimi do të bëhet në dy krevate teke të bashkuar.
8. Akomodimi në dhomë teke(single) ,ka pagesë extra.
9. Për dëmtime të shkaktuara ndaj mjetit ose akomodimit, personi përgjegjës duhet të paguajë dëmin.
10. Për mungesë dokumentacioni apo arsye të ndryshme të kthimit në doganë, agjensia nuk mban përgjegjësi dhe turi zhvillohet sipas itinerarit për personat e tjerë. (Sygjerim të informoheni në institucionet përkatëse, pasi agjensia nuk jep garanci në cfarëdo rasti në lidhje me doganat)
11. Në lidhje me Kosovën,Maqedoninë ose Malin e Zi kalimi mund të bëhet vetëm me kartë ID ose pashaportë, ndërsa për vendet e tjera jashtë Shqipërisë është e detyrueshme pashaporta.
12. Duhet të verifikoni vlefshmërinë e mjetit të identifikimit pasi agjensia nuk mban përgjegjësi.
13. Për personat nën 18 vjec, të cilët nuk shoqërohen nga të dy prindërit ,është e detyrueshme prokura e noterizuar.
14. Agjensia nuk mban përgjegjësi për dëmtime fizike gjate udhëtimit për shkaqe të ndryshme.
15. Agjensia ka të drejtën të shtyje orarin e nisjes kur bëhet fjalë për probleme teknike.
16. Për probleme të mjetit të ndodhura gjatë udhëtimit dhe mosrregullimi ose zëvendësimi i tij ,agjensia bën rimbursim të pagesës (35%)
17. Vendet e para (10€/P) ose të dyta (5€/P) mund të rezervohen paraprakisht ndërsa vendet pasardhëse zihen vetëm në nisje.
18. Për cdo vonesë te personave në momentin e nisjes dhe gjatë udhëtimit duke mos informuar paraprakisht, guida ka të drejtën te niset dhe klienti mund të bashkohet me grupin në mënyrë private në ndalesën e rradhës.
19 Të dhënat e nisjes për secilin udhëtim dërgohen të paktën një ditë përpara nisjes në numrin e kontaktit që keni vendosur në momentin e kryerjes së rezervimit.
20. Personi i cili ka mbyllur pagesat për rezervimin, ka rënë dakort me politikat e agjensisë dhe të udhëtojë sipas programit, duke përfshirë ndryshime në renditje të itinerarit por në zhvillim të plotë të tij.
Politikat e fëmijëve:
0-2.99 vjec është falas
3-5.99 vjeç paguan gjysmën e cmimit
Mbi 6 vjec paguan cmimin të plotë
Tiranë – Dubrovnik – Tisno Nisja nga Tirana në orën 04:00 dhe kalimi i kufirit në Muriqan. Udhëtimi vazhdon përgjatë rivierës malazeze me një ndalesë panoramike në Shën Stefan, Budva dhe Tivat. Kalimi i gjirit të Kotorit me traget drejt Herceg Novi dhe hyrja në Kroaci. Vizitë e detajuar në Dubrovnik, qytet i mbrojtur nga UNESCO, ku do të shohim monumente historike si: ● Porta e Pilës dhe shëtitorja Stradun ● Manastiri Françeskan & Domenikan ● Katedralja e Dubrovnikut dhe Pallati i Dukës ● Kulla e Sahatit & Farmacia e Vjetër Me pas ,do te akomodohemi ne hotel dhe mund te konsumoni darken nen sygjerimin e guides.
Konsumimi i mengjesit. Nisemi drejt qytetit mesjetar Shibenik, ku do te vizitojme: ● Katedralja e Shën Jakovit ● Bashkia e Vjetër & Pallati Knezeva ● Lagjja e vjetër historike Më pas, eksplorim në Parkun Natyror Krka, një nga parqet më të bukura të Kroacisë, i njohur për ujëvarat spektakolare dhe biodiversitetin e pasur. Eksplorimi në park për 3-4 orë për të shijuar natyrën dhe peizazhet unike. Me pas ,do te akomodohemi ne hotel dhe mund te konsumoni darken nen sygjerimin e guides
Konsumimi i mengjesit ne hotel. Nisemi drejt Splitit, ku do të vizitohen: ● Pallati i Dioklecianit ● Statuja e Gregor Ninki ● Teatri Kombëtar & Rruga Marmontova ● Shëtitorja bregdetare Riva Kohe e lirë për të shijuar qytetin dhe më pas kthimi drejt Tiranës, me ndalesa gjatë rrugës . Mbërritja në mbrëmje.