Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Nëse ditët e ftohta të dimrit ju kanë lodhur dhe jeni duke imagjinuar ngrohtësinë e stinës së pranverës, ne ju vijmë në ndihmë me 6 vende të mrekullueshme që mund t’i vizitoni gjatë kësaj stine, duke u bazuar ne aktivitetet e jashtme që mund te kryeni por edhe peisazhet mahnitese qe keto vende ofrojne.
Gjenevë, Zvicër
Nga fushat plot me lule tek vreshtat e shumta, nga shëtitjet me biçikletë tek peisazhet e mrekullueshme të natyrës, Gjeneva e Zvicrës ka një sërë aktivitetesh që ju presin vetëm juve për t’i vizituar. Për të gjithë ata që kërkojnë të shijojnë disa prej gatimeve tradicionale të këtij vendi, ajo që mban vendin e parë është padyshim fondues, djathi i shkrirë me një shije fantastike.
Teksa rajoni Provencë i Francës është i njohur për fushat e mbushura me bimen lavanda dhe Hollanda për fushat e saj me tulipanë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, Gjeneva ka karakteristë të sajën fushat e mbushura me bimën mjekësore të njohur me emrin lulebasani dhe që lulëzon gjatë stinës së pranverës.
Parku Kombëtar, Banff
Edhe pse bëhet fjalë për disa prej vendeve më të bukura në pranverë, mos i hiqni akoma nga përdorimi skitë tuaja sepse në Kanada pranvera është akoma me dëborë. Një prej terreneve më të mira për të gjtiha ata që janë të apasionuar pas sportit të skive është Parku Kombëtar i Banffit dhe veçanërisht terreni pranë Liqenit Louise dhe Norquay. Pas skijimit ju do të keni kohë mjaftueshëm edhe për të vizituar një prej ujëvarave më të bukura Johnston apo të shijoni ujërat termale të kësaj zone.
Tel Aviv, Izrael
Me ardhjen e pranverës Tel Avivi lulëzon i tëri. Stina e pranverës është gjithashtu një prej preriudhave më të bukura për ta vizituar këtë qytet sidomos sepse gjatë kësaj periudhe ju nuk do të ndesheni me një numër të lartë turistësh që e vizitojnë atë (sepse një gjë e tillë ndodh gjatë stinës së verës). Tel Avivi është një prej qyteteve ku ju mund të shijoni disa prej gatimeve më të mira në rrugë, ku një prej më të njohurave është sabich, një pite e ngrohtë e mbushur me patllixhanë të skuqur në fomë kotolete, sallatë jeshile dhe vezë të zier). Por mos harrojmë faktin se Tel Avivi është një prej qyteteve më të shtrenjta në botë, prandaj këtu ju do të gjeni padyshim edhe disa prej restoranteve më luksoze në botë.
Kryeqyteti i Meksikës (Mexico City)
Nëse nuk e keni vizituar deri më tani kryeqytetin meksikan (Mexico City) periudha e pranverës do të ishte idealja. Temperaturat janë perfekte, diell gjatë gjithë kohës dhe lule të çelura kudo. Kjo është koha ideale për të eksploruar të gjithë qytetin.
Indonezia
Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, periudha ideale për të vizituar Indonezinë është që nga fillimi i stinës së pranverës (mars) e deri në muajin e dytë të verës (korrik). Gjatë kësaj periudhe moti është shumë eiqendrueshëm, temepraturat e larta dhe të gjitha fushat janë të mbushura me lule shumëngjyrëshe. Sapo përmendet Indonezia, njerëz të ndryshëm mendojnë për Balin, por ky shtet ka gjithashtu një sërë vendesh të tjera për t’u vizituar.
Stamboll, Turqi
Stina e pranverës mund të krahasohet me një tabllo lulesh shumëgjyrëshe kur bëhet fjalë për qytetin turk të Stambollit. Lulja lofata e njohur ndryshe edhe si lulja e dashurisë është një prej luleve që ndeshet me shpesh në këtë qytet. Kjo lule çel ne fillim te prillit dhe i gjithë bregu i Bosnforit mbulohet nga një vello e lehtë në ngjyrë rozë. Miliona tulipanë shumëngjyrësh mbushin rrugët dhe parqet, por një prej festivaleve më të bukur që festohet gjatë stinës së pranverës është ai që njihet si festivali Hıdırellez ku njerëzit kërcejnë rreth një zjarri të madh, duke dëgjuar muzikë dhe duke konsumuar ushqim dhe pije. Le të mos flasim më pas për një nga perëndimet më të vecantë që mund të përjetoni në Stamboll !