BLOG

Dreamy Ride , Zvicer
Dreamy Ride , Zvicer

Linja hekurudhore Brienz Rothorn Bahn, funksionon që nga viti 1892, është e vetmja hekurudhë me avull në Zvicër që kalon nga Brienz në Brienzer Rothorn.  Një udhëtim ku do të mahniteni me pamje që të lënë pa frymë.  Gjatë udhëtimit do të kaloni nëpër livadhe e pyje të bukura alpine me pamje të vazhdueshme të liqenit Brienz, duke ju sjellë deri në 2350 m.


Si të shkoni në Brienz Rothorn Bahn? 
Brienz ndodhet në zemër të Zvicrës, Nëse jeni duke udhëtuar nga Interlakeni ose Lucerne, mënyra më e shpejtë për të arritur në Brienz është me tren. (25min nga Interlaken ose 45min nga Lucerce) Brienz është një ndalesë në linjën Luzern - Interlaken Express (pjesë e linjës GoldenPass) e cila kalon midis Lucernit dhe Interlaken Ost.

Për shkak të lartësisë së Brienzer Rothorn, nuk është e mundur që Brienz Rothorn Bahn të funksionojë gjatë gjithë vitit, prandaj periudha kur operon kjo linjë është nga 3 qershori deri në 22 tetor.

Sa kushton Brienz Rothorn Bahn?
Çmimi bazë për një biletë vajtje-ardhje nga Brienz në Rothorn është 96 CHF. Për fëmijët nga mosha 6 deri në 15 vjeç, një biletë vajtje-ardhje kushton 10 CHF, Nëse dëshironi të udhëtoni në Planalp bileta do t'ju kushtojë 64 CHF.

📲 Për të marrë ofertat më të mira të udhëtimeve drejt destinacioneve Europiane kontakto në: +355686010000/ +355696006606 ( WhatsApp, SMS) ose 📥DM @selectours.al

📍 Adresa: Rruga e Durrësit, ngjitur me bankën Intesa Sanpaolo

#swiss #swissalps #brienzerrothorn #switzerland #swiss_views #swissmountains #swisstourism #europedestinations #bestcitiesofeurope #europe_vacations #europetour #selectoursal #yournextguide #travelblogger #trainride

WhatsApp